Bota25 Maj 2024, 09:28

Stërvitja ushtarake e Kinës rreth Tajvanit, Taipei: Provokim ndaj rendit botëror!

Shkruar nga Pamfleti

Stërvitja ushtarake e Kinës rreth Tajvanit, Taipei: Provokim ndaj

Kina ka njoftuar përfundimin e operacionit “ndëshkues”, i cili filloi të enjten rreth ishullit të Tajvanit, për të demonstruar kundërshtimin e saj ndaj asaj që i konsideron deklaratat separatiste të presidentit të ri tajvanez Lai Ching-te.

Reagimi i Taipeit ishte i menjëhershëm. Zëdhënësi i presidencës tajvaneze tha në një deklaratë se “manovrat ushtarake të kryera nga Kina janë një provokim flagrant kundër rendit ndërkombëtar.

Provokimi i njëanshëm i fundit i Kinës jo vetëm që minon status quo-në e paqes dhe stabilitetit në ngushticën e Tajvanit, por është gjithashtu një provokim i hapur i rendit ndërkombëtar, duke ngritur shqetësime dhe dënime serioze nga komuniteti ndërkombëtar”, tha Karen Kuo.