Bota 1 Mars 2024, 17:52

Tmerr në Poloni, makina merr përpara këmbësorët në qendër të qytetit; 15 të plagosur, mes tyre dhe fëmijë! (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Tmerr në Poloni, makina merr përpara këmbësorët në

Pasditen e sotme një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin perëndimor të Polonisë, Szczecin ku një person ka marrë përpara me makinë këmbësorët që po kalonin në qendër të qytetit.

Zyrtarët polakë thanë se ishin rreth 15 të plagosur disa prej të cilëve në gjendje të rëndë, kur një makinë hyri mes kalimtarëve në qendrën e qytetit.

Tmerr në Poloni, makina merr përpara këmbësorët në

Mediat në qytetin veriperëndimor Szczecin, qendra e provincës Zachodniopomorskie thonin se operacionet e shpëtimit vijonin me urgjencë për të dërguar të plagosurit në spitale. Ata shtonin se në ngjarjen e rëndë në sheshin Rodla, mes të plagosurve kishte dhe fëmijë.

Faqja e zjarrfikëseve polakë, shkruante se autori kishte tentuar fillimisht të largohej me automjetin e tij, por më pas ishte përplasur me një tjetër mjet dhe u ndalua nga anëtarë të publikut.

Pamjet nga vendngjarja tregonin mjete të shumta ndihme në vendin e aksidentit di dhe automjete të përplasura e bllokime të trafikut.

Deputeti vendas Piotr Sobolewski, shkruante se incidenti kishte ndaluar trafikun në qytet. Raportimet për ngjarjen tronditëse thonin se shoferi kishte goditur një grup njerëzish, duke lënë kalimtarët të shtrirë përtokë, teksa kishte vijuar rrugën.