Bota13 Korrik 2023, 10:26

Vuçiç i ankohet ambasadorit rus: Kosova ka ushtruar dhunë ndaj serbeve, kërkoj seancë në OKB!

Shkruar nga Pamfleti
Vuçiç i ankohet ambasadorit rus: Kosova ka ushtruar dhunë
Aleksandër Vuçiç dhe Bocan-Harçenko


Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është takuar me ambasadorin e Rusisë, Bocan-Harçenko, ku ka diskutuar në lidhje me situatën me Kosovën.

Sipas Vuçiç në këtë takim ai e ka njoftuar ambasadorin se Prishtina po ushtron ndaj serbëve në Republikën e Kosovës dhe se Serbia ndodhet në një situatë jashtëzakonisht të vështirë.

Pikërisht kjo është arsyeja pse Republika e Serbisë do të kërkojë një seancë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në mënyrë që të informojë mbarë opinionin botëror për përpjekjet për të kërcënuar paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar në rrjetin social Instagram Vuçiç.

Ndërkohë në lidhje me këtë çështje pritet që presidenti Vuçiç të takohet edhe me ambasadorin kinez Chen Bo.

aleksandër vuçiç