Bota23 Maj 2024, 15:47

Zgjedhjet e parakohshme në Britani, Sunak dhe Starmer nisin fushatën elektorale! (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet e parakohshme në Britani, Sunak dhe Starmer nisin fushatën

Pas shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme ditën e djeshme nga kryeministri britanik, Rishi Sunak, sot të gjithë partitë kanë nisur fushatat e tyre në përpjekje për të marrë pushtetin më 4 korrik.

Udhëheqësi i Partisë Konservatore Rishi Sunak nisi fushatën e tij duke u takuar me punëtorët e një qendre të shpërndarjes West William në Ilkeston dhe në kompaninë e birrës, Vale of Glamorgan në Barrz.

Zgjedhjet e parakohshme në Britani, Sunak dhe Starmer nisin fushatën

Nga ana tjetër, udhëheqësi i Partisë Laburiste, Sir Keir Starmer mori pjesë në një takim elektoral në Priestfield Stadium, shtëpia e klubit të futbollit Gillingham.

Zgjedhjet e parakohshme në Britani, Sunak dhe Starmer nisin fushatën

Ky i fundit pritet të jetë kryeministri i ardhshëm i Britanisë, të paktën nga ajo që tregojnë sondazhet që e nxjerrin partinë e tij 20 pikë para partisë së Sunak. 

Zgjedhjet e parakohshme në Britani, Sunak dhe Starmer nisin fushatën