Politike 8 Gusht 2019, 10:52

Braçe “gozhdon” Bashën: Po hetohesh nga SHBA, mos gënje sikur ishe në Divjakë

Shkruar nga Pamfleti
Braçe “gozhdon” Bashën: Po hetohesh nga SHBA, mos

Braçe "gozhdon" Bashën: Po hetohesh nga SHBA, mos gënje sikur ishe në Divjakë

Zv.kryeministri ka përgënjeshtruar kreun demokrat Lulzim Basha.  Braçe tha se Basha gënjeu kur tha se ishte në takim me strukturat e PD në Divjakë, por ishte me pushime.

Këtë njoftim, zv/kryeministri e ka bërë me anë të  një postimi në orët e para të mëngjesit. Braçe ka vijuar me akuzat duke I thënë se gënjeshtrën e  ka në gjakë, ndërsa i tjetërson edhe emrin me ironi dhe e quan “Lyrzim”.

“Lyrzim Basha ka qenë në Divjakë të enjten që shkoi. U habita qe hem PëDëisteve e hem mediave vendore i kish kërkuar te mos e bënin publike viziten!!!! Dje e kuptova, ky ben kronika televizive me shumice per ti genjyer te gjithe me punen e palodhur ne ditet kur nuk eshte fare!”, shkruan ai .

Braçe I kujton edhe vrasjen e 4 protestuesve të 21 Janarit, për të cilët fajëson kreun demorkat. Gjithashtu akuzat rëndohen kur i kujton dhe hetimin e SHBA për paratë e pista.

Jo se dua une keshtu, por se ti ke vendosur cv-ne tende te paren ne ate rradhe: Ke vjedhur si kerkush aq sa nuk justifikon dot asgje nga placka jote e pamate, shpenzimet e tua te luksit; Ke vrare si dikush tjeter mu ne mes te bulevardit dhe per shkak moshe ai ta leshon vendim me qef; Ke shitur kete vend duke qeshur e pa tu skuqur surrati na i shite shitjen per blerje territoresh edhe pse ne humbem territor e zeza ne te bardhe; Je i vetmi tani qe hetohesh paralelisht ne shba e ne shqiperi per nje krim qe eshte me i rende se pastrimi i parave! Zgjati duart Lyrzim!”, u shpreh Braçe.

REAGIMI

“Lyrzim Basha dje ne Divjake?
Lyrzim Basha mendon se kriza zgjidhet me arrestime politikanesh? Epo mire, po përgjigjem per te dyja edhe pse këtë eshte gabim ta marrësh seriozisht. E para, Lyrzim Basha nuk ka qenë dje në Divjakë sic thanë të gjithë mediat vizive e portalet dje, gazetat sot! Ju thashë Lyrzim Basha e ka rrenen ne ADN.

Lyrzim Basha ka qenë në Divjakë të enjten që shkoi. U habita qe hem PëDëisteve e hem mediave vendore i kish kërkuar te mos e bënin publike viziten!!!! Dje e kuptova, ky ben kronika televizive me shumice per ti genjyer te gjithe me punen e palodhur ne ditet kur nuk eshte fare!

Lyrzim, une nuk e kuptoj pse te vjen turp te thuash qe po pushon! Ja ku e ke rivalin per te drejtuar opoziten qe po pushon dhe jo vetem ja tregon ngjyra por edhe e thote publikisht cdo dite!
Eshte krejt njerezore te pushosh! Eshte krejt njerezore edhe te genjesh sic ben ti!
Po arsyen se gjej! Pse duhet te genjesh kur pushon!
Por pse genjen njerezit,  ata te opozites se pari per nje gje krejt normale sic pushimet!
Ti gjithe jeten ke shitur ate qe sje, po pse nuk ze mend tani qe te gjithe kane kuptuar tamam se cili je?! Ne ane tjeter, kur therret njerezit per mbledhje ne vakt dreke, bej ate qe eshte njerezore, merri per dreke; Mos ha vec ti e shpurra e vogel e jotja, merri dhe ata, pak jane! Mos i lere pa buke here tjeter!

E dyta, po e vertete eshte, ne kete vend duhet te marre fund pandeshkueshmeria per politikane, kriminele me e pa organizim, biznesmene te paligjshem. Por ti je i pari ne rradhe;
Jo se dua une keshtu, por se ti ke vendosur cv-ne tende te paren ne ate rradhe: Ke vjedhur si kerkush aq sa nuk justifikon dot asgje nga placka jote e pamate, shpenzimet e tua te luksit; Ke vrare si dikush tjeter mu ne mes te bulevardit dhe per shkak moshe ai ta leshon vendim me qef; Ke shitur kete vend duke qeshur e pa tu skuqur surrati na i shite shitjen per blerje territoresh edhe pse ne humbem territor e zeza ne te bardhe; Je i vetmi tani qe hetohesh paralelisht ne shba e ne shqiperi per nje krim qe eshte me i rende se pastrimi i parave! Zgjati duart Lyrzim!

Politike Braçe "gozhdon" Bashën: Po hetohesh nga SHBA mos gënje sikur ishe në Divjakë