Aktualitet25 Maj 2019, 21:13

Braçe vazhdon provokimet dhe sulmon protestën: Keta horra të ish-pushtetit, nuk kanë asnjë lidhje me Zot e Besim!

Shkruar nga Pamfleti
Braçe vazhdon provokimet dhe sulmon protestën:  Keta horra të

Zv. kryeministri Erion Braçe ka komentuar protestën e sotme të opozitës duke thënë se nuk mund t’i imponohesh popullit me militantët e dy partive të cilat nuk duan zgjedhje por kërkojnë pushtin me dhunë.

Reagimi i plotë i zv. kryeministrit Braçe:

“Nuk mund t’i imponohesh kerkujt, aq me shume popullit qe ka zgjedhur, me militantet e dy partive qe nuk duan zgjedhje, nuk duan te votohen, por si cdo kalifat kerkon pushtetin me dhune!

Me besoni, nuk eshte gje me shume se kalifati i palacove qe ne pushtet, ne kohe te ndryshme prej 1992-shit, i mori jeten e falur nga Zoti, qytetareve te pafajshem;

I poqi te gjalle kur barbarisht i shfrytezonte per tu pasuruar sic ne Gerdec, I pushkatoi ne drite te diellit, pa faj, thjesht pse protestonin kunder tyre!

Po e perseris; Ju mori jeten qe zoti ju kish falur!

Keta horra te ish pushtetit, nuk kane asnje lidhje me Zot e Besim!

Keta horra te fashizmit oriental, perflasin Zotin e Besimin, per te vjedhur sic vodhen, per te vrare sic vrane!

Ndaj jane kaq pak. Mos harro; Nuk votohen vrasësit, mos harro 30 qershorin”, u shpreh Braçe.

Aktualitet