Ish-kryetari i bashkisë së Kamzës, tashmë koordinator politik i PD për qarkun e Dibrës, Xhelal Mziu ka zhvilluar sot një takim me banorët e 4 fshatrave Bellovë, Rabdisht, Zagrad dhe Cerjan, në kuadër të fushatës elektorale, ku është shprehur se këta banorë janë peng i një rruge.
“Megjithëse kaq afër nuk është menduar kurrë ndërtimi i kësaj rruge, apo edhe më keq ndërtimi i një ure që fëmijët mos rrezikohen nga përrenjtë kur shkojnë në shkollën që është më shumë se 3-4 km larg, rrugë të cilën e bëjnë me këmbë.
Banorët shumë punëtorë dhe toka e begatë favorizojnë prodhimin e patates. Por megjithëse në këto toka prodhohet patatja më e shijshme në Shqipëri, fermerët e kanë gjithë prodhimin pa shitur. Janë me mijëra ton parate e pa shitur, e magazinuar ku të munden, por që edhe pak ditë dhe duhet ta hedhin duke mbushur përrenjtë. Askush nu mendon se ato fermerë e blejnë 23 mijë lekë një kv farë të re, shpenzime plehra kimike, pesticide dhe gjithë verës “robtohen” me gjithë familjen nëpër ara, dhe në fund nuk nxjerin as shpenzimet. Dhe e gjitha kjo se nuk ka shtet! Sepse shteti nuk ka hartuar asnjë politikë për bujqësinë. Sepse në 8 vjet nuk është mbështetur asnjë fermer.
Se nuk është parë mundësia të mbështetet prodhimi vendas, të ngrihen pika grumbullimi por u mbyll edhe pazari i vetëm ku mund të shisnin me kile.
Ndaj sot ato janë në vështirësi për mbijetesë pasi jo vetëm nuk i mbështesin në punën e tyre por ua vështirësojnë duke u lënë të bëjnë edhe punët që i ka detyrim Bashkia apo qeveria, si riparimi i dritave, shtyllave, rrugëve etj.” tha Mziu