Categories: Aktualitet

Brenda banesës ku u gjet laboratori i heroinës në Has (Foto)

Familja Shuti, në Brenog të Hasit, në banesën e së cilës u gjet laboratori i heroinës, është gjunjëzuar ekonomikisht.

Më i moshuari i shtëpisë, Mustafa Shuti, mezi qëndron në këmbë, ndërkohë që frymëmarrja i është përkeqësuar pëe shkak se vuan nga një sëmundje e rëndë.

Bashkëshortja e tij, e paralizuar në shtrat, ndërsa Anila, e cila më parë punonte si edukatore, tani është e papunë.

Kjo e fundit dhe Mustafa Shuti janë duke vuajtur masën e arrestit shtëpiak.

Xhaviti, bashkëshorti i Anilës ndodhet në burg, ndërsa tre fëmijët dalin vetëm nga shtëpia për në shkollë.

Gazetari: A mund ta përballoni këtë situatë?

Shuti: “Unë jo, jam i sëmurë”.

Gazetari: A mund të pajtoheni?

“Nuk pajtohem se ka qenë qëllimisht, në dijeni jo. Më tha ma lësho një dhomë, ia lëshova bëra një firmosje kontrate dhe ka ik në punë të vet. Se kush erdhi në kët botë”, tha Shuti për abcnews.

Kujtojmë këtu se mbrëmjen e 19 tetorit, policia gjeti në banesën e familjes Shutinë Brenog të Hasit një laborator heroine, 182,5 kg morfinë, 22 përbërës për heroinë.

Në lidhje me këtë ngjarje, gjykata ka lënë në burg Xhavit Shutin, Flamur Bishondhe Vehbi Barushin.

Ndërkohë për më të moshuarin e familjes, Mustafa Shutin dhe bashkëshorten e Xhavitit, Anilën, gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpiak”.



Loading...
Loading...
Loading...

zhanina

Share
Published by
zhanina

Recent Posts

“Si cjapi te kasapi”/ Mirë protesta, por cili është fundi?

PD dhe LSI, nëse do ti kishin të vërteta përbetimet e tyre, nuk do ta kërkonin zgjidhjen sharje dhe bërtitje…

30 mins ago

S’duron më, largohet portieri i Real Madridit

Kiko Casilla largohet nga Real Madridi tri vite e gjysmë pas kthimit të tij, me destinacion Anglinë. Portieri spanjoll bashkohet…

44 mins ago

“Përgjegjës i një serie përplasjesh, gjurmët e tij të gjakut mund të shtrihen deri në Berlin”, si përfundoi Klement Balili në emrin më të lakuar

Si përfundoi emri i Klement Balilit nga një person i panjohur në emrin më të lakuar? Në prill të 2016,…

49 mins ago

“Çfarë gabimesh ke bërë?” Përgjigjet Bushati

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati ka zhvilluar një takim këtë të enjte me homologun hollandez Stef…

1 hour ago

Skënderbeu bën afrimin e dytë, Shehi i habit të gjithë

Skënderbeu ka bërë afrimin e dytë në merkaton e janarit. Trajneri Orges Shehi ka afruar nga ekipi i të rinjve…

1 hour ago

“Hienat politike që duan të na coptojnë e përçajnë në ‘Kadrinjë’ e ‘Kristaqë'”

Shkrimtari Kim Mehmeti është një zë  i fuqishëm  kritik në arenën rajonale shqiptare. Së fundmi ai nuk kalon ps komentuar…

2 hours ago