Editorial13 Korrik 2018, 17:12

“Brirët” e Demit pranë familje-pushtetit

Shkruar nga Pamfleti
“Brirët” e Demit pranë familje-pushtetit

“Brirët” e Demit pranë familje-pushtetit, kanë zaptuar “arenën” e basteve në distancë dhe monopolin si “tutor” i lojrave të fatit

Nga lufta kundër marrëzisë, në koncesionin 30-vjeçar të babëzisë

Pasi kanë përlarë pasuritë fizike dhe financat kombëtare, me lloj-lloj aktesh privatizimi klienteliste e antiligjore dhe me koncesione të sajuara nën termin PPP (Parti-Pushtet-Para), “pashallarët mavi” u janë vërsulur me “xhelep” koncesionar 30-vjeçar edhe bizneseve, që mbajnë me bukë shtetin, duke arkëtuar rregullisht aq miliarda lekë tarifa e taksa në vit, sa qeverisë nuk ia jep borxh as FMN dhe Banka Botërore.

E kemi fjalën, për pisllëk-koncesionin monopolist të lojërave të fatit në Shqipëri, sipas të cilit, të gjithë bzineset “lojëra fati”, detyrohen të derdhin tarifa e taksa në formë “harraci” tek “ruleta” Gaz Demit, Vangjush Dakos dhe ca maskaxhinjve prapa tyre, të cilët janë me kupolën e pushtetit dhe kanë dalë hapur në “Arenën e Basteve elektronike në distancë” dhe me koncesionin monolist të mbikqyrjes së krejt lojërave të fatit, maskuar pas firmës “Moligix”, nëpërmjet të cilës bëjnë pasuri të tyre e të shefave të tyre oratakë e ligjvenës, miliarda lekë në vit që zhvaten, nga bizneset private në formë “tutorizmi”, gjë për të cilët koncesionarët “2-D” (Demi-Dako) njihen si “ekspertë” në shumë biznese e zaptim-privatizime tokash, trojesh, lejesh ndërtimi e kompleksesh.

Ky koncesion u miratua, pasi qeveria i ka hapur rrugë me VKM “speciale” Nr. 684, datë 22.11. 2017 dhe e ka futur në zbatim me urgjencë, vetëm për një biznes-pisnes me emrin “Bast Arena”, i vetmi i licencuar, lejuar si biznes lojrash fati ekektronike në distancë, pra me telekomandë nga “kullat” e Demi-Dakos dhe brenda 10 ditësh, i bërë VKM, urdhër ministri e licencim urgjent, prej Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërav të Fatit.

Kur u bë tenderi koncesionar, u tha se fitues ishin dy firmat “Admiral Sportwetten”GmbH &“ATSI Spolka Akcyjna”& “MC Networking”, por më pas doli, se ishte firma “Moligix” e regjistruar në QKB vetëm 6 muaj para daljes së VKM për koncesionin, konkretisht në datën 7 qershor 2017 e me kapital total 500 mijë lekë, ndërkohë që VKM Nr. 684, datë 22.11. 2017, pika “1/b” e detyron të ketë kapital jo më pak se 1 200 000 000 (një miliard e dyqind milionë) lekë, po kështu, kjo kompani që zotëron koncesionin 30-vjeçar të Sistemit Qendror të Monitorimit Online, ka 98% të aksioneve, ndërsa dy firmat e tjera kanë nga 1% secila.

“Ruleta” e këtij koncesioni monopol që e ka “dorën e zarit” tek “demat” e kupolës së pushtetit, do të përlajë një “gjobë” 0.70 euro në çdo pikë basti, ose 21 euro në muaj“, ose 252 euro në vit për secilën pikë basti, ndërsa bashkërisht të gjitha pikat e baseteve, do detyrohen të derdhin xhepin e koncesionarit 756 mijë euro në vit dhe po kështu, ka “gjobë” të vendosur për kazinot elektronike në vlerën 1.25 euro në ditë, për çdo aparat apo makinë loje, ose 37.5 euro në muaj.

Ndërkohë që bizneset baste sportive si “Euro Lloto”, “Eco-Bet”, “Lloto Sport”, kanë 4500 pika bastesh, për të cilat paguajnë mbi 2 miliardë lekë tarifa e taksa qendroe e vendore në shtet, pa llogaritur qiratë e mjedisore , energji elektrike e ujë që paguajnë për to, sigurimet shoqërore e shëndedësore për 11 mijë të punësuarit, që shteti kërkon t’i hedh në rrugë, me këto koncesione grabitqare fantazma. Koncesioni i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, po vepron me logon e një kompanie e cila tentoi të fuste në kthetra koncesionin e TVSH, njëkohsisht bashkëpronësi në biznesin “Pegasus Communications shpk”, biznese fitimprurëse që janë shtuar dhe me koncesionin e monitorimit (zhvatjes) së lojërave të fatit, “ruletë” në të cilën u përdor si “zar” edhe Gjykata Kushtetuese, që e quajti të ligjshme këtë zhvatje banditësh, të veshur me “anti-plumbin” e pushtetit, që shkuar nga lufta kundër marrëzisë, në shtimin e oreksit të babëzisë.

Dhe kjo babëzi e tyre, ushqehet nga koncesioni që grabit pikat e basteve sportive dhe nga monopoli tjetër, që qeveria i ka dhënë basteve në distannë të “arenës” së “aligatorit” Vangush Dako dhe Demit të “tërbuar” për pasuri, pas falimenteve në shumë biznese, për shkak të pazareve të pista e detyrimeve të shumta, që i kanë nxjerr flakën edhe mbi llamarinën e papafingos! – (Vijon) -/Pamfleti

 

Editorial “Brirët” e Demit pranë familje-pushtetit kanë zaptuar “arenën” e basteve në distancë monopolin si “tutor” i lojrave të fatit