Sport17 Shtator 2019, 16:05

Broja i pandalshëm, gol në Champions dhe mesazh per Rejën

Shkruar nga Pamfleti
Broja i pandalshëm, gol në Champions dhe mesazh per Rejën

Sulmuesi i Chelseas U-19, Armando Broja, ka qenë protagonist për skuadrën e tij në ndeshjen e vlefshme për UEFA Youth League kundër Valencias. Ai shënoi golin e tretë në minutën e 61′ duke i dhënë avantazhin e përkohshëm bluve për 3-2.

Ndeshja nuk nisi mirë për londinezët që u ndëshkuan nga miqtë për 0-1, por gjetën forcën të barazonin në 1-1. Valencia realizoi sërish për 1-2, por vendasit barazuan në 2-2.

Me fillimin e pjesës së dytë, Broja i dha avantazhin të tijve për herë të parë, por londinezët nuk mbajtë avantazhin dhe u barazuan sërish në 3-3. Pavarësisht rezultatit, me rëndësi për kombëtaren tonë është që Broja po vazhdon të shënojë dhe po bën progres. Një element për t’u mbajtur shënim dhe nga kombëtarja kuqezi. Ai ka shënuar 7 gola në 6 ndeshje me Chelsean U-19 në të gjitha kompeticionet.

Sport Armando Broja Chelsea