Anti-Mafia 7 Shtator 2019, 13:34

Brukseli i dërgon Ramës, “zarfin me 10 mëkate” dhe mesazhin: Me këtë “xhungël”, do jeni jashtë BE-së edhe këtë

Shkruar nga Pamfleti

Brukseli i dërgon Ramës, “zarfin me 10 mëkate” dhe mesazhin: Me këtë “xhungël”, do jeni jashtë BE-së edhe këtë dimër

PËRGJIGJA PËR TETORIN KA ARDHUR, PAS 40 DITËSH DEL NË SHESH/ “Postieri  diplomatik” Gent Cakaj, i ka sjellë shefit të tij  Edi Rama, vendimin përfundimtar të Këshillit të Europës, për mos hapjen e negociatave në muajin tetor 2019, mbasi situata politike, shtetërore, ekonomike, drejtësisë dhë sigurisë në Shqipëri, është me keq se në periudhën 1998-2000; kriza po thellohet, politika shqiptare e ka kthyer “timonin” nga Lindja, duke i devijuar dhe larguar strategjisë së BE-SHBA

Megjithëse po afron tetori i vendimit të negociatave me BE, “Zyloja” i qeverisë dhe “demkët” e tij ministra, deputetë e analistë të paguar ilegalisht prej pushtetit; nuk po u bien “dajreve” të hapjes së negociatave; siç deklaruan në vapën e qershorit e siç kanë deklaruar, në 5 qershorët dhe tetorët e kaluar, kur kanë thënë në mënyrë qesharake: – “Është miratuar hapja e negociatave; do na njoftojnë datën, muajin, vitin”!

Por, as data, as muaji dhe as viti i hapjes së negociatave, nuk po duken gjëkundi e siç janë “shenjat” e punëve të kësaj qeverie dhe bashkërisht, të kësaj politike “monstër” krimi, korrupsioni e shkatërrimi; nuk do ketë hapje negociatash as për 4-5 vite të tjerë, paçka se Shqipëria ka nisur negociatat e pranimit në BE para 20 vitesh, paralelisht me Rumaninë e Bullgarinë dhe 7 vite para Kroacisë.

Sipas informacionit, “gojën ua ka kyçur” një “zarf i zi”, që postieri diplomatik i Shqipërisë, Gent Cakaj ia ka sjellë shefit kryerministër, si mesazh të prerë e të qartë të dërguar nga Brukseli; me të cilin i njoftohet paraprakisht, vendimi i formës së prerë i Këshillit të Europës (KiE), për mos hapje niogaciatash, as në në këtë tetor.

Ndaj Edi Rama dhe çeta e tij e mbytur në korrupsion, krime e degjenerim të çdo lloji; ka heshtur e nuk po flet për hapje negociatash në muajin tetor, mbasi e di që ato nuk do të hapen; ndërkohë që po mendojnë si ta justifikojnë këtë dështim të tyre e ndëshkim nga KiE; që ka shkak aktivitetin e qëndrimin anti-BE, të bandës qeveritare “rilindja” dhe të krejt politikës shqiptare, si vazhdimësi e ish-qeverive kriminale të PD-LSI.

Prej 1 jave qyshkur i është dërguar “zarfi i zi”; Edi Rama po mundohet ta mbajë të fshehtë, por siç thotë populli, e vërteta do dalë në shesh pas 40 ditësh dhe atëherë; shqiptarët do njihen me 10 pengesat e mos hapjes së negociatave as në në këtë tetor të 6-të pushtetit “Rama-Linda”; të cilat redaksia “PAMFLETI”, i ka siguruar dhe po i publikon, siç i janë dorëzuar “posterit diplomatik” Gent Cakaj:

Ja 10 shkaqet e mos-hapjes së negociatave, dërguar dhe presidentit të opozitës, Ilir Meta, i cili “çuditërisht” nuk po i bën publike

  • Vazhdimi i krijimit dhe drejtimit institucioneve të shtetit, qeverisë e pushtetit legjislativ dhe lokal, me elementë të botës së krimit.
  1. Shkatërrimi i votës së lirë dhe krimi i organizuar zgjedhor, i financuar e kryer nga drejtues të lartë qeverisë, në bashkëveprim me strukturat e krimit në zona, pjesë e pushtetit policor dhe të drejtësisë.
  2. Shpërfillja e rekomandimeve të BERZH-FMN, për bllokimin e PPP-ve, që po tranferojnë taksat publike dhe borxhet e huaja; si fitime për 3-4 kompani misterioze, të lidhura me pushtetin
  3. Korrupsioni në rritje me nivelet e larta të qeverisë e pushtetit; aktivitet në vazhdim dhe i pa ndëshkuar; zbehja e luftës kundër krimit dhe situata e rëndë e pasigurisë publike
  4. Shkatërrimi dhe nxjerrja jashtë fuksinionimit afatgjatë (1-2vjet), i institucioneve kushtetuese, që monitorojnë administrim-përputhshmërinë ligjore të pushteteve, e të drejtësisë dhe kontrollojnë aktivitetin ekonomiko-financar shtetëror.
  5. Ndërhyrja partiake në akvitetin e drejtësisë; orientimi i sjelljes së drejtuesve të saj, në linjat e interesave pro-korrupsion e jo ndëshkues, të kupolës së pushtetit
  6. Varfëria ekstreme, shkaktuar nga mos-zbatimi i politikave të rekomanduara nga BE.
  7. Kriza politike dypalëshe pozitë-opozitë, pa asnjë alternativë zgjidhjeje nga qeveria e parlamenti.
  8. Politikat destruktive asociale, mungesë drejtësië e pabarazi publike; që nxisin emigrimin masiv të popullatës
  9. Monopolizimi dhe komandimi partiak i KQZ; mos kryerja e reformës zgjedhore parashikuar qysh para zgjedhjeve lokale-2015; dhe zgjedhje pa altermativë opozitare e pa përfaqësim kombëtar më 30 qershor 2019.

Kujtojmë, se këto 10 probleme ç’integruese që ka krijuar, po agravon më tepër e po mban pezull kryeministri Rama, në bashkëveprim me Berishën, Metën e Bashën; janë pasqyruar dhe në raportin e mos-hapjes së negociatave në muajin qershor 2019; por jo të thëna kaq troç e ashpër nga KiE; provë; që tregon, se pushteti “rilindja” dhe krejt politika shqiptare aktuale, janë “kartë e djegur” dhe e pabesueshme./Pamfleti

codramol
smile

Anti-Mafia “zarfin me 10 mëkate” dhe mesazhin: Me këtë “xhungël” Brukseli i dërgon Ramës do jeni jashtë BE-së edhe këtë dimër