Kulture23 Shtator 2018, 14:42

Bullgaria merr trofeun ‘Lahuta e Artë’, gara plot emocione që solli gjithë Ballkanin në Shqipëri, detajet e mbrëmjes f

Shkruar nga Pamfleti
Bullgaria merr trofeun ‘Lahuta e Artë’, gara plot emocione

Bullgaria merr trofeun ‘Lahuta e Artë’, gara plot emocione që solli gjithë Ballkanin në Shqipëri, detajet e mbrëmjes finale

Natën e mbrëmshme ishte finalja e ‘Ballkanika Folk Festival’. Nën drejtimin e Klaus Bardelit dhe Ida Nurçes u prezantuan grupet që ngritën peshë publikun. Gara ishte plot emocione. Çdo shtet kishte një përfaqësues në juri, i cili nuk kishte të drejtë të votonte për vendin e tij. Gjithçka ndodhi drejtëpërdrejtë dhe votimi qe transparentë. Tinguj, veshje shumëngjyrëshe, harmoni dritash dhe një ambjent i ngohtë që u krijua nga garuesit qenë orë që fluturuan shumë shpejt. Valltarët e të gjitha shteteve transmetuan energji pozitive dhe shumë buzëqeshje, aq sa dukej sikur nuk i kishin fare ethet e konkurrimit. Koha brodhi me kërcimet e veçanta të tyre. Koordinim i jashtëzakonshëm i garuesve me njëri-tjetrin që shoqërohej me të kënduarën e tyre. Gjithë Ballkani mbërriti në Tiranë për të hapur një faqe të re të traditës së shteteve që do shpalosin çdo vit në Shqipëri anën më të fortë, identitetin.

Nata filloj me prezantimet dhe kërcimet e konkurentëve që performuan. Herë-herë dukej sikur gjithë energjia arrinte qiejt. Ajo që bëri përshtypje dhe që i pëlqeu publikut ishte se prezantuesit flisnin në dy gjuhë. Kështu, Ida e veshur me fustan të bardhë dhe me disa motive mjaft të bukura nga veshjet kombëtare u drejtohej të pranishmëve në shqip. Prezantuesi tjetër, Klausi i qeshur dhe me dritën ndër sy i veshur edhe ai me motive të veshjeve kombëtare, përkthente në anglisht çdo fjalë të Idës.

Nuk munguan as të ftuarit, ku publiku në më të shumtën e kohës kërceu me ansamblin “Kolo” që vinte nga Bielsko-Biala në Poloni dhe ansamblin arbëreshë “Shqiponjat”. Nuk munguan as grupet folklorike që kënduan për kënaqësinë e të gjithëve. Por surprizat nuk mbaruan me kaq. Në skenë u ngjit dhe këngëtarja mjaft e dashur Eranda Libohova, që erdhi me një kolazh këngësh që elektrizoi sallën.

Gjithë ky festival nuk do kishte këtë lloj magjie nëse ai nuk do kishte punuar kaq fort. Sokol Guga, producenti dhe regjizori i ‘Ballkanika Folk Festival’, që u durtrokit dhe u përgëzua nga të gjithë u ngjit në skenë për të dhënë ‘Çmimin e produksionit’. Ai është mësuar të jetë i suksesshëm në gjithçka që bën e sërisht ia doli.

Momenti final ishte ndër më të bukurit. Pasi kaluan njëra pas tjetrës në garë grupet prisnin verdiktin e jurisë, që nxorri dhe fituesin e garës. Përfaqësuese e shqiptarëve ishte Lili Cingu, ikona e valles shqiptare. Ajo dhe përfaqësuesit e shteteve që ishin në garë dhanë pikët nga 1-10 për konkurrentët. Mes emocionesh u shpallë fitues grupi bullgarë, që ishte me të vërtetë mahnitës në skenë.  Ata fituan  çmimin e “Lahutës së Artë”, që është simboli ballkanas më i vjetër. Trofeun ua dorëzoi zëvendëskryetarja e bashkisë së Tiranës, që i përgëzoi pafund organizatorët.

Ky festival do i hapi rrugën spektakleve  të tjera të përmasave të mëdha, ku padyshim vula do mbaj emrin e tij, Sokol Guga.  

Përgatiti: Egla Xhemali

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”363″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”0″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Kulture Ballkanika Folk Fest çmimet