Aktualitet20 Qershor 2019, 15:43

Bullgaria në mbështetje të Shqipërisë, Zaharieva: Gabim historik nëse nuk hapen negociatat

Shkruar nga Pamfleti
Bullgaria në mbështetje të Shqipërisë, Zaharieva: Gabim

Ekaterina Zaharieva, e cila mban postin e Ministres së Punëve të Jashtme të Bullgarisë, u shpreh se brenda tetorit do të ketë një vendim për fillimin e negociatave të anëtarësimin në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Nëse statusi do t’u jepet apo jo të dy vendeve, këtë gjë nuk mund ta them.
Lajm i mirë është që nuk do të ketë ndarje të dy shteteve, siç donin disa vende të Bashkimit Europian.
Vendimi është jo më vonë se në tetor dhe Këshilli Europian do ta shqyrtojë këtë temë dhe do të rekomandojë fillimin e negociatave”, theksoi Zaharieva.

“Bullgaria i mbështet të dy vendet”, shtoi ajo.

”Ne vlerësojmë se do të jetë gabim historik nëse nuk fillohen negociatat me të dy vendet”, veçoi ndër të tjera shefja e diplomacisë bullgare.

Ministrja theksoi se Sofja do ta mbështesë fuqishëm zgjerim e BE-së drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Aktualitet Bullgaria në mbështetje të Shqipërisë Zaharieva: Gabim historik nëse nuk hapen negociatat