Aktualitet20 Korrik 2018, 20:00

Shkruar nga Pamfleti

Bulqiza fiton betejën e parë me horrat e Ilir Metës, detyron ministrin Klosi të ngjitet në malet e kësaj zone të dëgjojë kërkesat e banorëve

Sipas informacioneve që vijnë nga Bulqiza, të shtunën minsitri i mjedisit Blendi Klosi do të jetë në Bulqizë, ku do të takohet me banorët e zonës për të dëgjuar kërkesat e tyre në lidhje me një koncension të dhënë nga ministria e tij gjatë kohës kur ministër ishte Lefter Koka, për shfrytëzimin e pyllit në “Sheshe-Bulqizë”, një masiv pyjor në shpatet jugore të malit të Balgjait dhe Malit të Bardhë.

Banorët e Bulqizës kanë prej disa javësh që janë ngritur në këmbë në mbrojtje të pyjeve, pasi prerja e tyre sjell fatkeqësi natyrore, dëmton biodiversitetin dhe krijon kushtet për pakësimin e ujit të pijshëm e vaditës, e për pasojë shpie në shpërnguljen e banorëve të katër fshatrave të njësisë vendore Fushë-Bulqizë, që shtë në juridiksionin e Bashkisë së Bulqizës.

Akuzat e banorëve janë në adresë të njerëzve të Lëvizjes Socialiste për Integrim, përfaqësuar jo vetëm me ata që e kanë dhënë lejen në ministri, por edhe përfituesit që njihen për lidhjet me drejtuesit e LSI-së në zonë dhe në Tiranë, e madje deri me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi. Jo vetëm kaq, por këtë bashki e drejton Melaim Damzi, njeriu i LSI-së. Pra, ngado që ta rrotullosh, ata që duan ta shkatërrojnë masivin më të madh pyjor në Bulqizë janë horrat e LSI-së dhe ciftit famëkeq Meta-Kryemadhi.

Ministrit Blendi Klosi do t’i bëhet e qartë se pylli s’mund të preket dhe banorët kanë paralajmëruar edhe në rrjetet sociale që për pyllin nuk do të ketë kompromis dhe rruga e vetme për zgjidhje është sprapsja e gangsterëve të LSI-së dhe dhënia e një shuplake të fortë për drejtuesit e bashkisë Bulqizë dhe vetë kryetarin Melaim Damzi, i cili në të gjithë këtë histori u bë palë me hajdutët.

Pra të shtunën më 21 korrrik vjen ministri Klosi të dëgjojë banorët. Nuk ka ultimatum, por vetë ministri e ka marrë sinjalin e banorëve: ndalimin e koncensionit në të kundërt nuk shkel më në Bulqizë. Leja për të ashtuquajturin “pastrim të pyllit” është dhënë në kundërshtim me cdo parim mjedisor e ligjor dhe është me prapavijë vjedhjeje.

Bulqiza ia dha “leksionin” e parë Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit si dhe gangsterëve të tyre në zonë. Askush nuk mund të luajë me ndjenjat e qytetarëve dhe me pasurinë publike dhe ky mësim duhet të jetë inspirim për të gjithë qytetarët e këtij vendi që të ngrihen të mbrojnë pasurinë publike me cdo cmim. Boll më! Hajdutëve të LSI-së u duhet treguar vendi. /Pamfleti

 

 

Kryesore