Hetimi që ka nisur Arta Marku dhe po mbikëqyret dhe nga SHBA, ka zbuluar se dosjen e ardhur nga Italia “Koli postare” qysh në vitin 2003; e kanë patur në sirtar 3 krye-prokurorët Ina Rama, Adriatik Llalla e Arta Marku; 3 shefat e SHISH, Bahri Shaqiri, Visho Ajazi-Lika e Helidon (Johan) Bendo; 3 Ministrat e Brendshëm Saimir Tahiri, Fatmir Xhafaj e Sandër Lleshaj dhe Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj (Saliu); ndërsa i vetmi që “nuk e ka ditur”, është shefi i të gjithëve, kryeministri Edi Rama, “qelibari” që i “zgjedh me kokrra” dhe i emëron në poste, ku votohen ligje e vendime për PPP dhe qarkullojnë prona e miliarda shteti
Ditën e premte, u bënë tre reagime zyrtare, lidhur me çështjen “Valdrin Pjetri”:
– I pari, ishte sqarimi i kryeprokurores Arta Marku, adresuar PD-së, lidhur me ecurinë e hetimit të dosjes “Pjetri”, duke thënë: – Prokuroria nuk ka patur dijeni dhe nuk ka tentuar, të fsheh të vërtetën për cilindo zyrtar qoftë; sapo dëgjoi denoncimin e PD, nisi hetimin”.
– I dyti, ishte reagimi i ish-ministrit të Brendshëm, ish-ministrit të Drejtësisë, ish-Presindentit të Republikës dhe aktualisht, Kryetar i Këshillit Kombëtar të PD, Bujar Nishani, i cili tha: – Është e pa tolerueshme dhe e dënueshme ligjërisht, fshehja e dosjes së dënimit, nga titullarët e institucioneve të drejtësisë dhe pushtetit të PS.
I treti, ishte reagimi i kryeministrit Edi Rama, si vazhdim i “sqarimit” të parë, duke thënë: -Duhet të jeni të qartë, Valdrini ka qenë vetëm 19 vjeç në atë kohë; dhe në këtë moshë nuk mund të quhet kriminel, ndërkohë që PS-ja dhe askush nga drejtuesit e institucioeve ligj-zbatuese, nuk kanë patur dijeni për dënimin e tij në Itali.
Pra të 3 palët politike PD, PS e LSI; dhe të 5 horrat së bashku, apo veç e veç publikisht në media; deklarojnë se “nuk kanë patur dijeni”, që paska qenë i dënuar në Itali; ish-drejtori i përbashkët prej 9 vitesh në 8 poste të larta shteti, ku qarkullonin miliarda euro tendera, koncesione e pasuri shtetërore dhe private, që vidheshin prej tyre me pazare.
Mirëpo, nga hetimi dosjes “Pjetri”, që po mbikëqyret edhe nga SHBA, në kuadër të ndërhyrjes emergjente, kundër dekriminalizimit fals që po bëhet, dhe në kuadër të reformës në drejtësi për ndëshkimet “VIP”; është zbuluar, se gjithë kupola poltike shtetërore e ka ditur zyrtarisht, që Valdrin Pjetri ka qenë i dënuar për trafik droge në Itali.
Sipas zyrave të protokolleve dhe procedurave për marrje dijeni-kthim përgjigje bashkëpunimi Itali-Shqipëri e brenda institucioneve në Shqipëri; rezulton se shefat e gjithë institucioneve verifikuese e ligjzbatuese, që kanë qenë në detyrë, nga data 4 shkurt 2003, kur Drejtësia Italiane ka dërguar Valdrinin “Pako Postale” në Shqipëri e deri sot, kanë hedhur firma, për “marrje-dijeni nga Italia” dhe përcjellje informacioni zyrtar, tek njeri-tjetri.
Ja zyrtarët e PD-LSI, me detyrë ligjore verifikues e informues për parandalim emërimi e zgjedhje; që kanë patur në sirtar dosjen e dënimit të Valdrin Pjetrit, por e kanë lejuar me dashje, emërimin dhe zgjedhjen e tij në 8 detyra të larta shtetërore të pushtetit, 4 prej tyre me rëndësi strategjike, për sigurinë kombëtare:
ILIR META: Zv/kryeministër dhe Ministër i Jashtëm në pushtetin PD-LSI, ka firmosur, 5 dokumente për marrje-dijeni e nisje konfirmimi në Itali; dhe njoftime institucionesh bashkëvepruese në Shqipëri.
LULZIM BASHA:– Ministër i Brendshëm dhe Ministër i Jashtëm, ka firmosur, 9 dokumente për marrje-dijeni e nisje konfirmimi në Itali dhe njoftime institucionesh bashkëvepruese, në Shqipëri.
ALDO BUMÇI: – Ministër Drejtësie dhe Ministër i Jashtëm, ka firmosur në 12 dokumente për marrje njoftimi e nisje konfirmimi në Itali dhe; njoftime institucionesh bashkëvepruese në Shqipëri.
BUJAR NISHANI: – Dy herë Ministër i Brendshëm dhe Ministër Drejtësie; ka firmosur në 15 dokumente për njoftime-nisje konfirmimi në Itali; dhe njoftime institucionesh bashkëvepruese në Shqipëri.
FLAMUR NOKA: – Ministër i Brendshëm, ka firmosur, 4 dokumente për marrje-dijeni e nisje konfirmimi në Itali; dhe njoftime institucionesh bashkëvepruese në Shqipëri.
ENKELEJD ALIBEAJ: – Ministër Drejtësie, ka firmosur në 13 dokumente për njoftime-përgjigje konfirmimi në Itali dhe njoftime institucionesh bashkëvepruese, në Shqipëri.
RIDVAN BODE: Ministër i Financave, ka firmosur në 3 dokumente, për marrje dijeni-nisje konfirmimi, në institucionet bashkëvepruese në Shqipëri; kur Valdrin Pjetri u emërua Drejtor i Agjencisë së Pasurive të Krimit, të Sekustruara e Konfiskuara me Ligjin “Anti-Mafia”.
EDMOND HAXHINASTO: – Ministër i Jashtëm ka firmosur 2 dokumente, për marrje dijeni dhe nisje konfirmimi, për institucionet bashkëvepruese në Shqipëri.
EDMOND PANARITI: – Ministër i Jashtëm ka firmosur 2 dokumente, për marrje dijeni dhe nisje konfirmimi, për institucionet bashkëvepruese në Shqipëri.
PETRIT VASIILI: – Ministër Drejtësie ka firmosur në 5 dokumente për marrje dijeni-nisje konfirmimi në Itali dhe njoftime institucionesh bashkëvepruese, në Shqipëri.
YLLI MANJANI: – Ministër Drejtësie, ka firmosur në 7 dokumente për marrje dijeni-nisje konfirmimi në Itali dhe njoftime institucionesh bashkëvepruese, në Shqipëri.
Por të gjithë majtas-djathas që ia kanë fshehur njollën qëllimisht, po bëjnë sikur… “nuk e kanë ditur”, që paska qenë i dënuar në Itali, djali i mikut të tyre, emëruar në 8 poste drejtuese si “qokë” për nderet e babait (burrë i nderuar). Kaq për sot./Pamfleti