Burri i humbi jetën, gruaja mbeti e plagosur rëndë. Identifikohet autori i aksidentit të mbrëmshëm në Shkodër (Emri)

Burri i humbi jetën, gruaja mbeti e plagosur rëndë. Identifikohet autori i aksidentit të mbrëmshëm në Shkodër (Emri)

Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Shkodër-Hani i Hotit, ku u raportua se një çift bashkëshortësh u përplasën nga një makinë. Si pasojë burri humbi jetën, ndërsa gruaja mbeti e plagosur. Çifti ishte duke ecur në momentin kur janë përplasur nga makina.

Por ditën e sotme, policia e Shkodrës ka arritur të identifikojë autorin e aksidentit të ndodhur mbrëmë. Policia bën me dije se ai është shtetasi Gjergj Toni.

Besnik Beci humbi jetën, ndërsa bashkëshortja e tij Alketa Beci ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në siptal.  Ndërkohë që shkaktari i aksidentit Gjergji Toni u largua nga vendi i ngjarjes.

Rreth 500 metër më tutje ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurat anësore. Menjëherë forcat e policisë bënë të mundur ndalimin e tij . Policia vijon hetimet.