Anti-Mafia11 Mars 2019, 12:39

Burri kumarxhi i ministres Etilda Gjonaj, listë me kredi e shitje biznesi, pas çdo konflikti bixhozi

Shkruar nga Pamfleti

Burri kumarxhi i ministres Etilda Gjonaj, listë me kredi e shitje biznesi, pas çdo konflikti bixhozi

Shefja e (pa)drejtësisë shqiptare, që predikon barazi para ligjit pa dallim statusi politik, shoqëror, shtetëror e financiar, ka përjashtuar veten nga procesi i “Veting”-ut, mbasi e di që “digjet”, për shkak të lidhjes familjare me krimin, mbasi ka bashkëshortin të penalizuar, si Ish/Drejtor i Regjistrimit të Bizneseve në Tatime-Tiranë, punësuar nga qeveria Berisha me letra false dhe shkarkuar nga qeveria “Rama”, për korrupsion e çuar për ndjekje penale, dosje të cilën ia “fshiu” gruaja ministre

Me propozim e këmbëngulje të Fatmir Xhafajt, Qeveria, Presidenca e Parlamenti, kanë emëruar ministre drejtësie, për të drejtuar dhe monitoruar reformën në drejtësinë shqiptare, një shtetase të quajtur Etilda Gjonaj, që krimin dhe mungesën e integritetit, e ka brenda familjes së saj, konkretisht, në “CV” e bashkëshortit Irvelin Gjonaj, person me precedent e dosje penale zyzrtare dhe private.

Sipas një dosjeje që ka ardhur në “PAMFLETI”, depozituar dhe në ONM e në selitë diplomatike të vendeve të BE në Tiranë, kërkohet që Ministrja e Drejtësisë, Etlida Gjonaj, t’i nënshtrohet procesit të “Veting”-ut, për shkak, se përveç integritetit moral brenda kupolës qeveritare, ka fakte të plota e të rënda, që nuk përmbush kriteret, për të qenë as punonjëse e thjeshtë në drejtësi e jo, të jetë ministre e këtij sistemi.

Këto “njolla” të ministres Gjonaj, janë skeduar në një dosje, të hartuar nga institucionet hetimore, pas shkarkimit të bashkëshortit të saj, Irvelin I. Gjonaj, nga detyra si shef Sektori në Tatime dhe çuarja për ndjekje penale, me akuzën për korrupsion e falsifikime dokumentesh zyrtare, shkarkuar me Vendim Nr. 64, datë 01.02.2016, të Komisionit Disiplinor të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

Kjo dosje e përbashkët hetimore, me Nr. 267/2016, ku janë përbledhur të dhëna nga policia e anti-krimit ekonomik financiar dhe SHISH, ka gjithë veprimtarinë abuzive të bashkëshortit të ministres Gjonaj, gjatë ushtrimit të detyrës, por edhe në jetën personale, si pjesë e aktiviteteve të paligjshme, për të cilat, bashkëshortja e tij Ministre Drejtësie, ka bërë përçapje ta zhdukë.

Disa nga “njollat” e veprimtarisë së Irvelin I. Gjonaj, janë pazaret me bizneset, tregtinë e paligjshme të sendeve me vlerë, shitje e të dhënave personale të bizneseve, gjobë-vënia zyrtare me porosi klienteliste, presione gjobë-vënie korruptive, ryshfete, hartim i auditimeve fiktive për biznese e institucione, duke shfrytëzuar certifikatën e dhënë nga ministri Ritvan Bode, me Nr Regjistri 1029 dhe Nr Amaze 593/2008, si dhe aktivitetin në lojëra fati ilegale, me grupe krimi.

Sot, po publikojmë, vetëm një fakt nga kjo dosje, që lidhet me veprimtarinë e bashkëshortit të ministres Etilda Gjonaj, në lojëra bixhozi e konflikte fizike për shkak të tyre, që e kanë detyruar shtetasin Irvelin I. Gjonaj, të zgjidh konfliktet me lojrat e fatit në, duke iu drejtuar bankave për kredi e “Overdraft” -e, por i detyruar të shesë dhe biznesin e tij “23 Option Shpk” (10 mijë euro), ku ka firmosur edhe ministrja Gjonaj.

PYETJE: – A ka ndërhyrë e ndikuar, ministrja Etlida Gjonaj, pranë Gjykatës Administrative të Apelit-Tiranë, me relator gjyqtarin Bari Shyti, për të rrëzuar Vendimin Nr. 64, datë 01.02.2016 të Drejtorisë së Tatimeve, kundër shkërkimit të burrit të saj nga detyra, regjistruar si Kërkesë Padi, me Nr. 31107-05062-86-2016, datë 05.10.2016, dhe me çfarë e shpërbleu ministrja Gjonaj, këtë “nder”? Këtë, do ta mësoni në vijim./Pamfleti.

codramol
smile

Anti-Mafia Burri kumarxhi i ministres E. Gjonaj listë me kredi e shitje biznesi pas çdo konflikti bixhozi