Karolina e Jugut kërkoi një masë ndalimi të pazakontë mëngjesin e djeshëm (11 janar), duke i hequr të drejtën një banori të Greenville-it të testohet ndaj virusit Covid 19, pasi është testuar 192 herë ‘vetëm për kënaqësinë e tij seksuale’.
Sipas 47 punonjësve, 58 vjeçari Humphrey Reynolds ka përdorur klinikat duke u testuar ndaj Covidit si “klinika të shërbimit seksual të financuara nga shteti”, duke u testuar deri në tri herë në ditë për kënaqësi seksuale.
Reynolds është një ‘nazofil’ i deklaruari që ka një blog reth fetishizmit seksual hundor, ku poston shpesh ato që quhen “tampon të thellë hunde për Covidin”.
Helen Fitzgerald, një infermiere që e testoi atë dy herë gjatë dhjetorit, tha se vendimi i gjykatës për ta ndaluar burrin me preferenca të çuditshme seksuale, e lehtësoi shumë.
“Me të futur tamponin e pambukut në hundën e tij, ai nisi të rënkojë me zë dhe ejakuloi, duke lagur xhinset e tij. Më pas ai erdhi sërish pesë orë më vonë dhe bëri të njëjtën gjë.”
Një tjetër paditës që testoi Reynolds-in më herët në janar, Dr. Brian Smith, e përshkroi takimin me të si më shqetësuesin e karrierës së tij.
“Unë zura vendin e infermieres pasi mendova se po të bënte testin nga një burrë në moshë, mbase do i prishte atij fetishin që kishte për tamponët. U tregova i ashpër dhe i pasjellshëm me të, por çuditërisht ai tha se do më kërkonte mua herës tjetër dhe u shfaq sërish dy orë më vonë.”
Reynold pretendoi se po ta ndalonin nga testimi, i vinin në rrezik shëndetin, por ky pretendim u hodh poshtë nga gjykata.
Dr. Smith dëshmoi në gjykatë gjatë marrjes në pyetje dhe i kërkoi gjykatësit të ‘mbronte stafin mjekësor nga ky pervers.”
Ndalimi i djeshëm nuk e lejon Reynoldin të afrohet me klinikat e testimit ndaj Covid në 243 metra largësi për 24 muajt e ardhshëm. Në të kundërt përballet me burgosje.
Ai u deklarua në gjykatë për qëllimet e tij, me qëllimin për ta apeluar vendimin, duke thënë se vendimi i dhënë ishte një ‘dhunim i të drejtave të njeriut’, por refuzoi të japë komente të tjera dhe të japë një intervistë për mediat. /Përshtati: A.H
(Në foto Dr.Smith)