Kronike12 Gusht 2019, 16:44

Bypass-i i Fierit po kthehet në “ferrin” e rrugëve, automjeti përplas motorin, ndërron jetë drejtuesi

Shkruar nga Pamfleti
Bypass-i i Fierit po kthehet në “ferrin” e rrugëve,

Bypassi i Fierit ishte një aks rrugor i shumëpritur nga qytetarët dhe hapja e tij në sezonin turistik u duk si një fitore e madhe. Megjithatë, shumë shpejt ky aksu kthye në ferr për drejtuesit pasi nuk ka sinjalsitikën e duhur, termat e duhur të sigurisë pasi është hapur për emergjencë. Bërë bashkë kjo edhe me pakujdesinë e drejtuesve, aty kanë ndodhur disa aksidente të rënda.

Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme, si pasojë e së cilit ka humbur jetën një person.

Mësohet se në aksin rrugor Fier-Levan, një automjet ka përplasur një motor, ku ka gjetur vdekjen drejtuesi i këtij të fundit. 65 vjeçari me inicialet D.N mësohet se ka vdekur në vend.

Uniformat blu kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, ku po punojnë për të zbardhur motivet.

Kronike