Aktualitet23 Korrik 2019, 16:32

Byroja e Kuvendit urdhër deputetëve: Kujdes me dashnoret, ruani figurën morale

Shkruar nga Pamfleti

Byroja e Kuvendit urdhër deputetëve: Kujdes me dashnoret, ruani figurën morale

Kuvendi i shqetësuar nga njollosja e figurës morale të deputetëve jashtë jetës parlamentare, shthurja është pika e dobët e një pjese të mirë të politikës

Një udhëzim për sjelljet e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, i miratuar nga Byroja e Kuvendit, u kërkon deputetëve të ruajnë të pastër figurën e tyre morale, duke nënkuptuar që të bëjnë kujdes në raport me të dashurat. Udhëzuesi përmban një tërësi rregullash etike që duhet të zbatohen nga deputetët, në zbatim të Kodit të Sjelljes së Deputetëve. Ndër të tjera, udhëzuesi kërkon nga deputetët që të “ruajnë të pastër figurën e tyre morale dhe të shmangë sjellje ose veprime, të cilat cenojnë autoritetin dhe imazhin e tij para opinionit publik”.

Sipas udhëzimit “Integriteti kërkon që deputeti: a) të reflektojë standarde të larta profesionale e personale në ushtrimin e funksioneve të tij, për të siguruar funksionimin sa më transparent, të ndershëm, të drejtë dhe të përgjegjshëm të institucionit të Kuvendit; b) të garantojë mbrojtjen e interesit publik në gjithë aktivitetin e tij, duke shmangur çdo sjellje që mund të komprometojë integritetin dhe besueshmërinë e publikut; c) të shprehë në mënyrë besnike të vërtetën, pa frikë dhe pa u ndikuar nga pikëpamjet e bindjet politike, sociale, fetare ose ekonomike të personave që takojnë gjatë detyrës; ç) të shmangë sjellje të paqarta dhe të dyshimta, çdo diskriminim për shkak të gjinisë, racës, ngjyrës, etnisë, orientimit seksual, kombësisë, gjuhës, identitetit gjinor, orientimi të bindjeve politike, fetare ose filozofike, gjendjes ekonomike, arsimore ose shoqërore, ose për çdo shkak tjetër”.

Sipas  udhëzimit, deputetit i ndalohet përdorimi i gjuhës së pahijshme, fyese ose kërcënuese, si dhe të asaj që nxit urrejtje ose diskriminim. Gjithashtu, udhëzimi thotë se “Pamja, kontaktet për shkak të punës, veprimet dhe përshtypja e përgjithshme që deputetët japin në punë, janë faktorë të rëndësishëm edhe për ruajtjen e reputacionit të institucionit të Kuvendit, i cili duhet të jetë në përputhje me tendencat mbizotëruese në nivele institucionesh të ngjashme. Të gjithë deputetët, pavarësisht gjinisë, duhet të jenë të vetëdijshëm që të kenë një pamje të jashtme zyrtare, profesionale dhe të përshtatshme. Është përgjegjësi e drejtuesit të seancës, ose në përgjithësi të drejtuesit të mbledhjes ose ftuesit të një takimi, që të monitorojë respektimin dhe të tërheqë vëmendjen për respektimin e kodit të veshjes nga deputetët. Në rast se drejtuesi i seancës së komisionit, seancës plenare ose i organit të Kuvendit konstaton mosrespektim të Rregullores, fton deputetin të largohet dhe të përshtatë veshjen”./Pamfleti

codramol
smile

Kryesore Byroja e Kuvendit urdhër deputetëve Kujdes me dashnoret ruani figurën morale