Aktualitet16 Maj 2019, 17:16

Cakaj me ministrin e jashtën të Finlandës, Soini: Mbështesim anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Shkruar nga Pamfleti
Cakaj me ministrin e jashtën të Finlandës, Soini: Mbështesim

Në një takim me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme në detyrë të Shqipërisë Gent Cakaj, ministri i Punëve të Jashtme të Finlandës Timo Soini ka deklarauar se Finlanda mbështet hapjen e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian të Shqipërisë.

Ministri në Detyrë Gent Cakaj shprehu mirënjohje ndaj ministrit Soini për mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës dhe tha se shpreson në vijimin e kësaj mbështetjeje edhe gjatë Presidencës së ardhshme të Bashkimit Evropian nga ana e Finlandës në korrik 2019.

Soini vlerësoi gjithashtu progresin e bërë deri tani në drejtim të plotësimit të prioriteteve kryesore dhe inkurajoi për vazhdimin e reformave në vend. Dy ministrat, Cakaj dhe Soini, diskutuan gjithashtu për bashkëpunim të mëtejshëm dypalësh në kuadrin e politikës së jashtme dhe ekonomisë.

Aktualitet