Politike 3 Qershor 2019, 10:56

Cakaj pret homologun sllovak, Lajčák: Protestat e dhunshme dëmtojnë Shqipërinë

Shkruar nga Pamfleti
Cakaj pret homologun sllovak, Lajčák: Protestat e dhunshme

Cakaj pret homologun sllovak, Lajčák: Protestat e dhunshme dëmtojnë Shqipërinë

Ministri i Jashtëm Gent Cakaj ka pritur në një takim në Tiranë homologun e tij sllovak, Miroslav Lajcak. Në fjalën e tij, Cakaj ka folur rreth bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve si dhe vlerësimin pozitiv të KE për vendin tonë.

“Bashkëpunim ekonomik mes dy vendeve tona. Me Lajçak folëm për situatën e brendshme në Shqipëri. Me rëndësi që zgjedhjet të mbahen më 30 Qershor. Me Lajçak folëm për sjelljen e opozitës në Shqipëri. Dhuna në protestat e opozitës, nuk i kontribuon integrimit. Shqipëria ka bërë progres të dukshëm në reforma. Dhuna në protestat e opozitës është e pa-pranueshme. Është çështje e rregullative aktive që përcaktojnë karakterin e vetë zgjedhjeve në Shqipëri. Vertë raporti i fundit i Komiisionit specifikon se vetë shqipëria ka nevojë të përcaktojë një status për të ardhmen europiane. Sfida jonë ta përkthejmë vlerësimin e Komisionit në vullnet politik.”-tha Cakaj.

Politike