Sport28 Mars 2018, 19:46

Carlo Ancelotti refuzon Italinë për premier league

Shkruar nga Pamfleti
Carlo Ancelotti refuzon Italinë për premier league

Carlo Ancelotti refuzon Italinë për premier league

Carlo Ancelotti ka deklaruar se ai është në pritje për një vend pune në Premier League, pavarësisht se emri i tij është lakuar për një emërim si trajneri i ardhshëm i kombëtares së Italisë, post që vazhdon të jetë vakant. Trajneri nga Italia është i papunë që nga muaji shtator kur u shkarkua nga Bayern Munich dhe ka si synim të punojë në Angli, atje ku më parë ka qenë trajner i Chelsea. Ky nuk do të jetë një lajm i mirë për Federatën Italiane të Futbollit që e kishte listuar emrin e Ancelotti, krahas Antonio Conte dhe Roberto Mancini, si kandidatët për të marrë vendin e lënë bosh nga Ventura.

Sipas “ItaSportPress”, Ancelotti synon të marrë drejtimin e Chelsea ose Arsenal, pasi Conte dhe Wenger nuk janë të sigurt për vazhdimësinë e punës në klubet londineze. “Italia duhet të ndërtojë një strukturë të re në Federatës dhe menjëherë pas kësaj të marrë vendimin për trajnerin e ri, – tha Ancelotti. – Nuk e di si mund t’i përgjigjem ftesës së tyre, sepse askush nuk më ka ftuar, por ideja kryesore të kam në kokë është të vazhdoj të punoj si një trajner klubi. Padyshim që uroj të drejtoj një ekip në Champions League, por ky nuk është kusht i domosdoshëm. Dëshira më e madhe është të punoj në Premier League.”

Sport Carlo Ancelotti refuzon Italinë për premier league