Aktualitet12 Korrik 2019, 07:52

Ç’do bëni nëse nuk lirojnë zyrën? Habit me përgjigjen Pjerin Ndreu

Shkruar nga Pamfleti
Ç’do bëni nëse nuk lirojnë zyrën? Habit me

Ç’do bëni nëse nuk lirojnë zyrën? Habit me përgjigjen Pjerin Ndreu

Pjerin Ndreu është ish-deputeti socialist që la mandatin për të kandiduar për kryetar Bashkie në Lezhë, i cili në zgjedhjet e 30 Qershorit fitoi garën perballë dhe që pritet që së shpejti edhe të marre detyrën e re.

Në një lidhje telefonike me emisionin “Open”, Ndreu ka kritikuar Policinë e Shtetit për rolin e saj në qendrat e votimit në Bashkinë e Lezhës duke thënë se nul e ka bërë si duhet detyrën e saj.

“Fushata ka shkuar shumë mirë, edhe pala tjetër është sjell mirë gjatë fushatës përveç ditës së votimit ku kishte përqëndruar në çdo qendër persona për të vëzhguar dhe bërë presion ndaj votuesve. Për këtë kam vërejtje edhe për policinë e cila është treguar shumë e dobët dhe nuk e ka bërë si duhet punën e saj”, tha Pjerin Ndreu.

I pyetur se çfarë qëndrimi do të mbajë nëse kryebashkiaku aktual nuk liron zyrën Ndreu tha ndër të tjera se kjo nuk është puna e tij.

Çfarë më pyesni mua për këtë gjë, pyesni ata. Unë skam asnjë punë në këtë rast. Ata janë në të drejtën e tyre dhe mund të bëjnë çfarë të duan. Çfarë prisni t’ju them, që do të shkoj të zihem dhe përplasem me ta?!”.

Aktualitet Pjerin Ndreu votimet