Showbiz20 Shtator 2019, 11:48

Céline Dion: “Nuk jam gati për një burrë tjetër… por ndjej mungesën e prekjeve “

Shkruar nga Pamfleti
Céline Dion: “Nuk jam gati për një burrë

Titullohet  “Courage” (kurajë) albumi i ri i shumë pritur i  Céline Dion, në dalje më  15 nëntor, nga i cili kanë dalë tre këngët e para.

E “kurajë” është me siguri një fjalë kyçe për artisten kanadeze, e cila në një intervistë për  ‘Today’ rrëfen se si vdekja e bashkëshortit René Angélil rëndon ende jetën e saj private: “Nuk jam gati për një burrë tjetër, por më mungon të më prekin …”.

Albumi, siç rrëfen vetë Dion për Today, ka të bëjë pikërisht me humbjen tronditëse dhe tragjike të bashkëshortit, i cili vdiq nga kanceri në fyt në moshën 74 vjeçare, në vitin 2016, pas një lufte të gjatë, me gruan në krah dhe rrëfen se si ajo gjeti forcën për të ecur përpara me kurajo: “Courage, është një himn për të gjetur forcën dhe krenarinë kur gjendesh përballë një sfide të re. Courage përfaqëson humbjen e burrit tim, menaxherit tim, babait të fëmijëve të mi, por përfaqëson edhe forcën që gjeta për të ecur para sepse e doja “.

Një forcë që e çoi  Céline Dion mbi skenë, përveçse në studio.  Më 18 shtator nisi  “Courage World Tour”, me koncertin e parë në  Quebec City,  para se të vazhdojë me spektatorët e Montreal, për një total prej 50 qytetesh në SHBA dhe Kanada.

E ka më të vështirë të ‘rinisë’ në planin sentimental. Këngëtarja 51 vjeçarer rrëfen se është ende single, por dëshiron gjithçka që derivon nga një marrëdhënie: “Më mungon të përqafohem. Më mungon dikush që të më thotë sa e bukur jam. Më mungojnë të gjitha gjërat që do bënte dhe do thoshte një bashkëshort, apo një i dashur”.

Dion dhe Angélil ishin të martuar prej 22 vitesh, që nga viti 1994, kur në janar të  2016 René humbi betejën e tij me kancerin, por dyshja njihej shumë kohë më parë dhe  Angélil drejtonte karrierën e saj që në vitin  1980, kur ajo ishte vetëm 12 vjeç. Bashkë kanë tre fëmijë René-Charles, 18 vjeç dhe binjakët Eddy dhe Nelson, 8.

Céline pranon se mendon çdo ditë akoma për të shoqin: “Para se të flas, mendoj gjtihnjë: A do e bënte ai? Do e aprovonte? Kam besuar shumë tek ai dhe e bëj ende sot “.

Gjithsesi, artistja e di se duhet të ecë përpara: “Vjen një moment ku duhet të pranosh se nuk është më këtu dhe se duhet të marrësh në dorë jetën tënde”. Me kurajo.

Showbiz albumi courage Celine Dion