Aktualitet19 Gusht 2019, 15:27

Ceremonia përkujtimore/ “Pse je këtu, ti je i PS-së”, të përndjekurit përzënë Bashkim Finon

Shkruar nga Pamfleti
Ceremonia përkujtimore/ “Pse je këtu, ti je i PS-së”,

Ceremonia përkujtimore/ “Pse je këtu, ti je i PS-së”, të përndjekurit përzënë Bashkim Finon

Të mbijetuarit e kampeve të përqëndrimit në Lushnje përkujtuan dje ngritjen e një memoriali dhe kryen homazhe për ata që humbën jetën në këto kampe.

Pikërisht kjo ceremoni përkujtimore e viktimave të komunizimit, u shoqërua me incidente.

Fillimisht mosmarrëveshjet nisën për mospërmendjen e disa fiseve që nuk ishin përfshirë në kumtesat e ceremonisë. Më pas pati edhe një tjetër incident të shkaktuar nga prezenca e deputetit të PS, Bashkim Fino. Familjarët e të përndjekurve e kanë konsdieruar këtë si një provokim që u bëhet atyre, ndaj dhe kërkuan largimin e Finos nga salla.

“Pse je ti këtu, ti je i Partisë Socialiste. Ti nuk ke të drejtë të flasësh. Nuk ke të drejtë të jesh këtu”, unë jam rritur rrugëve të Italise dhe na e keni borxh”, tha një përfaqësues i të përndjekurve në sallë.

Bashkim Fino nuk duhet të ishte sot këtu”, u shpreh një tjetër. Mirëpo, Fino u është përgjigjur se ai nuk ka asnjë përgjegjësi për këtë dhe se ai ishte i pranishëm për të vlerësuar sakrificën e tyre dhe për ti mbështetur. “Po unë ç’lidhje kam me këto që thua ti. Prezenca jonë këtu është për të vlerësuar dhe aspak për të deniguar. Prezenca e kryetarit të bashkisë së Lushnjes dhe e imja si deputet i qytetit është në funskion të vuajtjeve që kanë kaluar këta të presekutuar”, tha Fino.

 

Aktualitet Ceremonia përkujtimore/ “Pse je këtu të përndjekurit përzënë Bashkim Finon ti je i PS-së”