Showbiz17 Gusht 2018, 17:24

Çfarë duhet të mësosh gjatë të 20-tave që të mos qash gjatë të 30-tave

Shkruar nga Pamfleti
Çfarë duhet të mësosh gjatë të 20-tave që

Thonë se të rinjtë e shpërdorojnë kohën. Kjo nuk duhet të jetë patjetër e vërtetë, ka edhe shumë persona të pjekur që shpërdorojnë kohën. Gjithsesi në mënyrë që ta përdorësh kohën dhe energjinë e rinisë në mënyrë të tillë që të të shërbejë edhe më vonë do të duhet që gjatë të 20-tave të mësosh të bësh disa gjëra të caktuara.

E para mëso të duash dhe të respektosh veten

Me pak fjalë, trego pak dashuri për veten. Thuhet nga shkencëtarët se dashuria për veten të përmirëson duke qenë se të rrit vetvlerësimin, për më shumë mëson nga dështimet.
Një ushtrim vetëdashurie është të mësosh si ta trajtosh miqtë me më shumë dashuri si dhe të buzëqeshësh më shumë.

Mëso të thuash jo me siguri

Më mirë të mësosh të thuash jo tani. Kjo aftësi do të jetë shumë e dobishme gjatë karrierës në vazhdimësi. Në këtë mënyrë do të mund të zgjedhësh personat si dhe eksperiencat që dëshiron të kesh në jetën tënde.
Nëse e ke të vështirë të refuzosh një ftesë thjesht thuaj: “Duket fantastike por kësaj herë nuk mundem.”

Fal veten

Të qash mbi dështimet e të kaluarës nuk do të ndryshojë të ardhmen. Braktisi shpresat për një të shkuar më të mirë, ajo që është në dorën tënde është e tashmja dhe e ardhmja më e mirë. Kontrollo të kaluarën,që e kaluara mos të të kontrollojë ty.

Lifestyle