Sport17 Gusht 2018, 11:01

Çfarë fjalësh nga Markizio! Juventusi e largoi me “shqelma”

Shkruar nga Pamfleti
Çfarë fjalësh nga Markizio! Juventusi e largoi me

Nuk ka asnjë shpjegim tjetër. Të largohesh në ditën e fundit të merkatos nuk është nga dëshira, por nga presioni i klubit. Ekipi i Juventusit u soll brutalisht me mesfushori Klaudio Markizioi pasi e largoi sot, kur mbaron merkatoja në Itali. 

32-vjeçari ka kaluar një jetë me Juventusin dhe kjo sjellje ishte skandaloze nga kampionët e Italisë. Futbollisti foli për herë të parë dhe nuk krijoi polemika. 

“Një mijë mendime dhe një mijë imazhe më shoqëruan gjatë gjithë natës.
Nuk ndaloj së pari këtë fotografi dhe këto vija në të cilën kam shkruar jetën time si një njeri dhe një futbollist.
E dua këtë fanellë aq shumë, saqë pavarësisht gjithçkaje, jam i bindur se e mira e ekipit vjen së pari. Gjithmonë.

Në një ditë të vështirë si kjo, unë e mbaj këtë parim.
Ju jeni pjesa më e bukur e kësaj historie të mrekullueshme, për këtë arsye brenda pak ditësh do të kemi një përshëndetje speciale. Nga ana tjetër, 8 (numri që ka mbajtur mbi shpinë) nuk është tjetër veçse një infint që ka shikuar lart”, – shkruan Markizio.

 

Sport Juventus Markizio