Aktualitet12 Nëntor 2018, 18:40

Çfarë ndodh në Kakavijë, shqiptarët prej orësh të bllokuar në doganë

Shkruar nga Pamfleti
Çfarë ndodh në Kakavijë, shqiptarët prej orësh

Çfarë ndodh në Kakavijë, shqiptarët prej orësh të bllokuar në doganë

Burime nga pika kufitare e Kakavijës, bëjnë me dije se prej dy orësh sistemi është i bllokuar, gjë që ka bërë që qytetarët shqiptarë që vijnë nga Greqia në vendin tonë, të përballen me radhë të gjata.Mësohet se radha në këtë pikë kufitare shkon në 2 kilometra.

Nuk është hera e parë që pala greke me pretendimin që nuk punon sistemi elektronik, shkakton të tilla radhë, ndërsa qytetarët duhet të presin për orë të tëra për tu kthyer në atdhe.Nga ana tjetër burimet thonë se nga Shqipëris drejt Greqisë, situata paraqitet normale.

Aktualitet