Aktualitet30 Qershor 2018, 21:30

Çfarë ndodhi këtë javë në parlament, çanta me euro,ngacmime me duar dhe të qeshura(Video)

Shkruar nga Pamfleti
Çfarë ndodhi këtë javë në parlament,

Çfarë ndodhi këtë javë në parlament, çanta me euro,ngacmime me duar dhe të qeshura

“Toyota Yaris” dhe shembja e Teatrit Kombëtar, kanë qenë temat kryesore të diskutimit politik këtë javë.

Nuk kanë munguar batutat apo momentet gazmore të këtyre 7 ditëve. Një video e publikuar nga Neës 24 përmbledh gjithë dinamikën e javës.

“Shifni Shqipërinë, mos u merrni shumë me kampionatin botëror. Shqipërisë i duhen pikë,” shprehet deputeti i PD pas një dalje nga Kuvendi.

Nuk mungojnë gjestet gjatë seancës parlamentare të së enjtes, të qeshurat mes kryeministrit Edi Rama me ministrin Ditmir Bushati, “ngacmimet” me duar mes ministrave Ahmetaj e Xhaçka apo dhe kruarja e veshit nga Lulzim Basha.

Momenti më pikant ishte dhe ardhja e deputetit të PD, Ervin Salianji në parlament me Toyota Yaris dhe dy çanta me euro.

Aktualitet