Sport27 Korrik 2018, 12:42

Çfarë po “kurdis” Juventus? Zbuloni skenaret e mundshme të “Zonjës”

Shkruar nga Pamfleti
Çfarë po “kurdis” Juventus? Zbuloni skenaret e mundshme

Ardhja e Cristiano Ronaldos në Torino ka lëvizuar të gjitha pozicionet te skuadra e Juventusit. Shumë lojtarë janë në dyshim për të ardhmen, disa të tjerë e kanë një kmëbë jashtë Torinos, ndërsa disa të tjerë do të largohen “me dhunë”, në mënyrë që të ruhet “FairPlay” financiar. Shumë gjëra priten të qartësohen në ditët e ardhshme në kampin bardhezi.

Marotta u mundua të japë disa indikacione për merkaton e Juves: “Caldara është pjesë e një departamenti, si mbrojtja, në të cilën ne kemi tepri elementësh, prandaj vlerësojmë çdo mundësi dhe ia dorëzojmë atë lojtarit”.

 Marrëveshja mbetet e mundur, sidomos nëse Milani pranon të përfshijë të drejtën e shpërblimit dhe nëse Chelsea nuk do të paraqesë një ofertë “faraonike” te Juventusi për Ruganin. Është e qartë se me rikthimin e Bonuçi, Caldara do të duhet të largohet nga Juventusi, për sa kohë që Marotta nuk arrin të përfshijë Benatia në këmbim me Milanin. Ndoshta, së bashku me sulmuesin Pjaca…

Sidoqoftë, i ndërfutur në këtë operacion ndërmjet Juventusit dhe Milanit mbetet edhe Chelsea. Sipas “Tuttosport”, blutë e Londrës do t’u vënë në pjatë bardhezinjve kërkesën e tyre për Rugani dhe Higuain.

Sport Juventus Serie A