Kryetari i Partisë Dmeokratike, Lulzim Basha ka mbledhur sërish këtë të diel në selinë blu drejtuesit politikë në qarqe.
Çdo të diel drejtuesit e PD në qarqe bëjnë bilancine punës javore, ndërkohë që ditën e sotme diskutimet do të përqëndrohen te denoncimet për shitblerjen e votës.
Basha u ka kërkuar drejtuesve politikë që të kenë prova konkrete në lidhje me këto denoncime, ndërsa ka kërkuar vigjilencë për çdo rast të mundshëm.
Ditën e nesërme Basha do të nënshkruajë marrëveshjen për koalicionin paszgjedhor me kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi, pas nënshkrimit të marrëveshjes së koalicionit parazgjedhor me 12 parti, që u depozitua në KQZ.