Sport10 Gusht 2018, 13:48

Çfarë s’po na dëgjojnë veshët! Sheikët e PSG-së blejnë edhe Ivan Rakitiç

Shkruar nga Pamfleti
Çfarë s’po na dëgjojnë veshët! Sheikët e

Çfarë s’po na dëgjojnë veshët! Sheikët e PSG-së blejnë edhe Ivan Rakitiç

Paris Saint Germain mund të blejë çdo lojtar që dëshiron. E tregoi këtë dhe vitin e kaluar kur bleu Nejmar nga Barcelona për 222 mln euro. Nuk është rastësi, pasi klubi francez është në duart e sheikëve arabë që kanë shumë para dhe mund të bëjnë blerje të “peshave të rënda”. Mësohet së fundmi se Ivan Rakitic mund të ndërrojë ambient gjatë ditëve të mbetura të afatit kalimtar.

Sipas “Mundo Deportivo”, kroati ka pranuar një ofertë të madhe nga Paris Saint Germain. Tani i mbetet kroatit të vendosë mes milionave të PSG-së dhe dashurisë për Barcelonën. E vërteta është se Barcelona nuk po i lë të lirë lojtarët e saj dhe u ka vënë klauzola lirimi me shifra marramendëse që t’i mbajë larg klubet e sheikëve që blejnë cdo lojtar që u del përpara. Çfarë s’po na dëgjojnë veshët! PSG i është turrur kampit katalanas dhe dëshiron ta “shkrehë” nga lojtarët më të mirë. /Pamflet Sport

 

Sport