Sport12 Gusht 2019, 20:53

Çfarë talljeje për Ibrën, suedezi përqeshet prej kundërshtarëve

Shkruar nga Pamfleti
Çfarë talljeje për Ibrën, suedezi përqeshet prej

Më duket vetja si një Ferrari mes shumë makinave FIAT”. Këto janë fjalët e Zlatan Ibrahimoviç pak javë më parë, kur deklaronte se ai ishte shumë më superior sesa futbolli në MLS dhe rivalët e tij.

Fraza që sigurisht nuk i kanë pëlqyer ekipeve të tjera të cilat nuk kanë humbur rastin për të thumbuar suedezin me mundësinë e parë që u është shfaqur. DC Junajtid, menjëherë pas ndeshjes së fituar 2-1 mbrëmë ndaj Los Anxhelos Galaksi të sulmuesit, nuk i ka rezistuar tundimit për ta tallur publikisht në rrjetet sociale.

Ata postuan një foto ku shfaqej një makinë Ferrari e bllokuar e cila po tërhiqej në një karroatrec, ndërsa përkrah saj ishte pikërisht Ibrahimoviç. “E urren ta shohësh…”, ishte mesazhi i klubit që shoqëronte këtë foto, e cila me siguri shumë shpejt do të marrë përgjigje nga sulmuesi.

 

Sport Zlatan Ibrahimoviç