Aktualitet22 Qershor 2019, 13:21

Charles Bukowski, jeta e thjeshtë e një mjeshtri të madh mes alkoolit dhe seksit

Shkruar nga Pamfleti

Charles Bukowski, jeta e thjeshtë e një mjeshtri të madh mes alkoolit dhe seksit

“Dua të shoh vetëm femra të pavarura, jo skllave të burrave që sakrifikojnë dinjitetin e tyre”

 “Pamfleti” hap sot një rubrikë me jetët tronditëse të shkrimtarëve të mëdhenj, sidomos atyre kontravers, si dhe pjesë të shkurtra nga vepra e tyre e pabotuar

 Një figurë krijuese dhe novatore në letërsinë e “nëndheshme”, Charles Bukowsi (1920-1994) njihet gjerësisht për poezinë dhe prozën letrare në të cilën ai thumbon shoqërinë borgjeze teksa lartëson jetët dëshpërake të të alkoolizuarve, prostitutave, shkrimtarëve dekadentë dhe personazheve të tjerë famëzinj në LosAngeles si edhe jashtë tij.

Lindur në vitin 1920 në Andernach, Gjermani, në vitin 1922 Bukowski emigroi në LosAngeles me babanë e tij, një ushtar amerikan, si edhe me nënën e tij gjermane. Adoleshenca e tij qe e veçuar nga bashkëmoshatarët për shkak të akneve të shëmtuara dhe ai u bëri ballë përpjekjeve të babait të tij abuziv dhe të patundur për t’i rrënjosur idealet amerikane të punës dhe patriotizmit. Si përfundoi gjimnazin, Bukowski ndoqi Kolegjin e Los Angeles City nga viti 1939-1941 por e la pa marrë diplomën. Ai filloi të shkruante qindra histori të shkurtra teksa bridhte nga njëri qytet në tjetrin duke bërë punë me pagesa të ulëta – përfshi edhe punën si postier, nëpunës poste, sanitar në Kryqin e Kuq, si edhe punëtor në një thertore.

Kur Bukowski ishte 13 vjeç, një nga [miqtë e tij] e ftoi në qilarin e verërave dhe i shërbeu pijen e parë alkoolike. “Ishte e magjishme,” do të shkruante më vonë Bukowski. “Si nuk ma kishte treguar njeri më parë?”

Ai ishte shkrimtar romanësh, poezish, tregimesh, dhe skenarë filmash.

Përpara Famës

I dyshuar për shmangie nga shërbimi ushtarak i detyrueshëm, ai u arrestua nga agjentët e FBI-së në Filadelfia dhe kaloi thuajse një muaj në burg gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore.

Temat në veprat e tij

Poezia dhe proza e tij trajtojnë temat e dashurisë, alkoolizmit, Los Angeles-it si edhe varfërisë

Jeta familjare

Bukowski u martua me një pronare restoranti Linda Lee Beighle nëntë vjet përpara se të vdiste nga leukemia. Ai kishte një vajzë me emrin Marina.

Fakte nga jeta e Bukowskit

Bukowski urrente të rrinte me njerëzit

Bukowski thoshte: “Ndonëse unë shkruaj për racën njerëzore, sa më larg u rri, aq më mirë ndihem. Dy milje larg janë bukur, dy mijë milje larg janë mrekulli. Nuk e pëlqej racën njerëzore. Nuk më pëlqejnë kokat e tyre, fytyrat, këmbët, bisedat, modelet e flokëve, automjetet.”

Ai ishte pothuajse gazetar

Nëse do ta kishin punësuar, Bukowski do të kish qenë gazetar. Për fat, ai ishte shumë dembel. Kur ndiqte kursin e gazetarisë në LA City College ai tha se “nuk bënte asgjë; shtrihesha në lëndinë dhe nuk shkoja në mësim.” Madje ai aplikoi për gazetar por nuk u punësua. Dhe u gëzua që nuk e punësuan.

Bukowski i dashuronte macet

Bukowski kishte një mace që quhej Minx. Në poezinë e tij Macet e Mia ai shkruan: “Ato ankohen por nuk merakosen kurrë, ato ecin me një dinjitet befasues. Ato flenë kaq thjesht saqë njerëzit nuk mund ta kuptojnë. Kur nuk ndihem në humor, mjafton të vështroj macet dhe ndiej që kuraja ime kthehet sërish”. Ky është një nga ato çastet e rralla ku ne dallojmë anën e butë të Bukowskit..Shumë e rrallë…

Ai mbijetonte me një copë çokollatë në ditë

Gjatë të dyzetave, kur ishte duke luftuar si shkrimtar dhe duke bërë punë krahu të papaguara mirë, Bukoski jetonte nëpër dhoma të ndyra me qira dhe nëpër hotele karakatina. Asokohe ai me zor ia dilte; në fakt ai e mbante frymën gjallë me një copëz çokollatë që quhej Payday. “….dhe aq e mirë ishte ajo çokollatë, saqë mbrëmjeve unë kafshoja një copë dhe gjithçka dukej kaq e bukur.”

Mbi gurin e varrit të tij shkruhet:

“Mos e provoni”, një shprehje që Bukowski e përdor në njërën prej poezive të tij, duke i këshilluar shkrimtarët dhe poetët aspirantë për frymëzimin dhe krijimtarinë. Këtë shprehje Bukowski ia pati shpjeguar JohnWilliam Corrinton-it në një letër shkruar në vitin 1963: “Dikush në një nga ato vendet […] më pat pyetur: “Si ia bën? Si shkruan, si krijon? “Nuk e provon”, i thashë. “Është shumë e rëndësishme: të mos e provosh, qoftë për Kadillakët, krijimin, apo pavdekshmërinë. Prit, dhe nëse nuk ndodh asgjë, prit ca më shumë. Është njëlloj si të shohësh një çimkë në mur. Ti e pret që të vijë tek ty. Kur ajo afrohet, ti zgjat krahun, i bie me shpullë, dhe e vret. Ose nëse të pëlqen si duket, e kthen në një kafshë shtëpiake.

Alkooli dhe femrat ishin të vetmit shoqërues të tij

“Nuk e di sa shishe kam pirë teksa pres që gjërat të bëhen më mirë”, shkruante Bukowski. Në tregimet e tij, tregohet qartë se sa vetmi dhe dekadencë mund të fshihet brenda një mendjeje gjeniale.

Bukowski për femrat

Jam i lodhur duke parë fytyra femrash të rrethuara nga botoksi. Gjinj të tejmbushur, të copëtuar nga konkurrenca, prapanca të ekspozuara, taka dhe truke kozmetike, gjeste të vështira për gratë e lirshme, tashmë të padallueshme nga ato të zanatit.

E gjithë jetën time kam njohur vetëm femra të zanatit. Dëshiroj të shikoj femra me feminitetin e tyre, me sjellje të butë, me buzëqeshje plot hir, lëvizje joshëse, me fjalë të ëmbla dhe të sigurta në të njëjtën kohë. Me mendime origjinale dhe të reja.

Dëshiroj të shikoj vetëm femra të pavarura, jo skllave të burrave që sakrifikojnë dinjitetin e tyre.

Femra me zemra prej akulli të shkrirë, shoqe dhe mike të meshkujve, të lira dhe të sinqerta. Femra që një ditë mund të veprojnë dhe si të çmendura e të kënaqen, ama të dinë të imponojnë respekt edhe në çmendurinë e tyre. Femra që çdo ditë të jenë ndryshe.

Një herë plot guxim, një herë të stepura. Një herë të nxituara dhe herë të tjera të ndrojtura. Të pasigurta dhe të vendosura. Të ëmbla dhe arrogante në të njëjtën kohë…/Përgatiti Pamfleti

codramol
smile

Kryesore Charles Bukowski jeta e thjeshtë e një mjeshtri të madh mes alkoolit dhe seksit