Anti-Mafia10 Dhjetor 2018, 18:12

“Check-up”-i Vilmës, sa 5 vite tarifa, me 500 milionë euro PPP të mafiozëve Ulaj, Biba e Hysaj, sa 15 vjet studime falas

Shkruar nga Pamfleti
“Check-up”-i Vilmës, sa 5 vite tarifa, me 500 milionë euro

“Check-up”-i Vilmës, sa 5 vite tarifa, me 500 milionë euro PPP të mafiozëve Ulaj, Biba e Hysaj, sa 15 vjet studime falas

Kujtesë për kryeministrin e paaftë, të lig e djallëzor, që ashtu si parardhësit e tij Berisha, Nano, Majko e Meta, tashmë miq e ortakë në vazhdimësinë e krimit, nuk po i shërben Shqipërisë, por oligakisë, prandaj, ta kuptojë qartë mesazhin e kësaj proteste, që po i kërkon të korrigjoj gabimet, duke pastruar zullumet korruptive që ka bërë me taksat publike, administratën, shpërfilljen e popullit dhe lidhjet me krimin

Sipas përllogaritjes që ka bërë “PAMFLETI”, referuar numrit të studentëve, në programin “Bachelor” e “Master”, rezulton se shteti, mund ta bënte falas regjistrimin në universitete, vetëm duke mos dhënë 6 koncesione fantazma, pa asnjë produkt social-ekonomik.

Këto 600 milionë euro koncesione, të dhëna me korrupsion nga ministrat Beqja, Ahmetaj, Gjiknuri, t’i akordonte si subvencione universitare, për regjistrimin e studentëve, mbasi nuk ranë nga qielli, por janë taksa publike, por ua dha klientëve të familjes qeveritare dhe oligarkëve, nga të cilët ka përlarë 30% të vlerës.

Prej 5 ditësh, studentët po protestojnë, për hajdutërinë, që u bëhet me pagesat e konvikteve, me tarifat e regjistrimit, me pagesat e studimeve “Master”, me gjobat e krediteve, me ryfshfetet e profesorëve, me tregun e zi të aboneve, për kartën e studentit e deri me shitjen e kartonit të diplomës.

Ndërsa taksat, që paguajnë prindërit e tyre, tarifat që paguajnë ata tek xhepat e “Konëve e Kuleve”, por taksat që paguajnë me dhunë gjithë shqiptarët, nuk kthehen në shërbime për arsimin e popullatën, por dhurohen, si pasuri për një grup individësh, pjesë e “oborrit kryeministror”.

Pagesa vjetore e 1 studenti në universitetet shtetërore, është 30 mijë lekë të reja, pagesa mesatare e një stduneti për 1 vit studime master është 100-110 mijë lekë të reja, ndërsa llogaria për 5 vite studime, është 300-310 mijë lekë të reja, pagesa në universitete.

Patjetër, që ministrja Nikolla, si mësuese matematike që është, paçka se mesatare 5, di ta bëjë llogarinë e miliardave, që paguajnë studentët në universitetet shtetërore, për të cilat, rektorët, dekanët dhe as Ministria e Arsimit, nuk japin asnjë informacion, se si shpenzohen.

Këtë vit mësimor, janë 24 mijë e 312 studentë, ndërsa për 3 vite studimi “Bachelor”, janë afro 73 mijë studentë në total, ndërkohë që vetëm nga pagesat e 11 mijë studentëve në  “Master”, vlera vjetore është 12 miliardë lekë të vjetra në vit.

Referuar të dhënave, rezulton se vetëm me koncesionin e “Check-up”-it të Vilmës, përballohen 5 vite tarifa studimesh, ndërsa me 500 milionë eurot e 6 PPP-ve fantazma, që u janë grupeve mafioze Ulaj, Biba e Hysaj, përballohen 15 vjet studime falas./Pamfleti

Anti-Mafia “Check-up”-i Vilmës Biba e Hysaj me 500 milionë euro PPP të mafiozëve Ulaj sa 15 vjet studime falas sa 5 vite tarifa