CIA dhe FBI marrin në dorë dosjet e Berishës, Ramës dhe Metës, ja kurthi në ligjin e SPAK-ut  

CIA dhe FBI marrin në dorë dosjet e Berishës, Ramës dhe Metës, ja kurthi në ligjin e SPAK-ut  

Pas ngritjes së SPAK-ut fshihet kurthi për të shkallmuar klasën politike shqiptare, me ngritjen e skuadrave hetimore ndërkombëtare, krerët më lartë të politikës së Tiranës për disa muaj do të bien në pranga ose do të arratisen si Gruevski

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermania do të shkallmojnë brenda disa muajsh klasën politike mafioze në Shqipëri, e cila ka tre dekada që vjedh, sundon, shkatërron, përdhunon, vret dhe ndot.

Brenda një kohe shumë të shkurtër krerët e politikës shqiptare do të përfundojnë në pranga ose do të arratisen drejt Hungarisë, Rusisë dhe Serbisë siç bëri Gruevski i Maqedonisë.

Dosjet e krimit dhe korrupsionit 28-vjeçar të Sali Berishës, Edi Ramës, Ilir Metës, Monika Kryemadhit, Lulzim Bashës dhe të lukunisë së hajdutëve dhe vrasësve pranë tyre, do të merren në dorë nga CIA, FBI dhe prokurorët gjermanë. E gjithë kjo është përcaktuar në ligjin për ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatave Speciale.

Sipas ligjit, fillimisht do të ngrihet një sektor i posaçëm vetëm për bashkëpunimin me CIA, FBI, strukturat gjermane dhe institucionet e të gjitha vendeve të BE, për hetimin e politikanëve shqiptarë.

Hetimet do të kryhen bashkërisht nga të gjithë përfaqësuesit e CIA, FBI, strukturave të vendeve të BE, hetuesve të Byrosë së Hetimit dhe prokurorëve të prokurorisë së Posaçme. Hetuesit e huaj do të autorizohen që të bëjnë hetime në Shqipëri për llogari të skuadrës së përbashkët hetimore.

Si fillim do të hapen të gjitha dosjet e vjetra, do të nisin hetimet për fshehjen e parave jashtë dhe brenda vendit, do të verifikohet burimi i pasurisë së politikanëve, lidhjet e tyre me bandat, lidhja  e tyre me trafikun e drogërave të forta, pronësia e fshehtë në biznese, lidhjet me tenderat dhe koncesionet etj.

Në ligj saktësohet: “Sektori për Bashkëpunimin Ndërkombëtar dhe Hetimet e Përbashkëta në Prokurorinë e Posaçme është përgjegjës për koordinimin e punës së saj me autoritetet e shteteve të tjera.

Sektori shërben si ndërlidhës me organet e huaja në shërbim të ecurisë së hetimeve apo

hetimeve të përbashkëta. Sektori drejtohet nga një prokuror i posaçëm, i caktuar nga Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme për një periudhë trevjeçare”.

Skuadrat e përbashkëta hetimore do të kenë si objekt veprimtarinë kriminale dhe korruptive të klasës politike shqiptare.

Kjo nuk mbaron me kaq. Një ekip me hetues nga SHBA dhe vendet e BE do të ndihmojnë Byronë Kombëtare të Hetimit gjatë dy viteve të para. Në ligj përcaktohet: “Një komision i përbërë nga ekspertë të drejtësisë penale, të caktuar nga misionet e Bashkimit Europian dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, do të japë udhëzime dhe këshilla për themelimin dhe zhvillimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, për një periudhë 2-vjeçare, duke nisur nga momenti i themelimit të kësaj Byroje. Komisioni i Pavarur i Rishikimit vëzhgon në mënyrë aktive procesin e rekrutimit dhe trajnimit të punonjësve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, si dhe miraton materialet e trajnimit të hetuesve dhe Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit”.

Për çudi ky ligj është firmosur nga vetë Ilir Meta, si ish-kryetar i Kuvendit, i cili pritet të jetë i politikani parë që do të merret nën hetim. Këtë radhë nuk do të ketë më ushtarë në Gjykatën e Lartë, të cilët e shpinuan nga burgu 7 vjet më parë, edhe pse u kap me bllokun e pazarit në dorë.

Berisha, Rama dhe Meta fillimisht nuk pranuan përfshirjen e ndërkombëtarëve në hetime, por u tërhoqën pasi morën një mesazh kërcënues nga një përfaqësues i Uashingtonit në Tiranë./Pamfleti

Loading...

Loading...
WhatsApp Denonco tek Pamfleti