CIA dhe shërbimi izraelit nisin takimet e fshehta për marrjen e Çamërisë, Rama-Idrizi jashtë loje

SHBA dhe Izraeli janë investuar për marrjen e Çamërisë, e zaptuar nga Greqia përmes genocidit ndaj shqiptarëve autoktonë

Partnerët historikë të Shqipërisë, duke anashkaluar klasën politike kriminale të Tiranës, kanë nisur lëvizjet për rikthimin e Shqipërisë në kufijtë e vitit 1912, ose siç njihet ndryshe nga qarqet e Beogradit dhe Athinës, ‘Shqipëria etnike’.

Burime shumë të rezervuara kanë bërë me dije se vrasja e ekstremistit grek, Kostandinos Kaçifas, në Bularat të Gjirokastrës, nga forcat shqiptare RENEA, është pjesë e një plani që po zbatohet nga CIA Amerikane, Shërbimi Sekret Izraelit, Shërbimet Holandeze dhe eksponentë shqiptarë për nisjen e çlirimit të trojeve shqiptare, që janë pushtuar dhe përvetësuar gjatë shekujve nga Greqia.

Teksa klasa politike mafioze e Tiranës ka 28 vite që shet territoret dhe interesat kombëtare në këmbim të qëndrimit në pushtet dhe pasurimit, SHBA dhe Izraeli janë investuar për marrjen e Çamërisë, e zaptuar nga Greqia përmes genocidit ndaj shqiptarëve autoktonë.

Burime shumë të rezervuara kanë bërë me dije se një nga takimet me eksponentë të besuar dhe patriotë shqiptarë është zhvilluar disa ditë më parë në Holandë. Një nga opsionet është që pasardhësit e shqiptarëve, të dëbuar dhe masakruar në Çamëri, të përfshijnë në të drejtën për të kërkuar pronat e konfiskuara biznesmenë, avokatë dhe njerëz me ndikim nga SHBA dhe Izraeli.

Përfaqësuesit e politikës shqiptare, përfshirë këtu edhe ‘kaqolin’ Shpëtim Idrizi, po mbahen jashtë loje, për shkak se vetë Presidenti i Republikës, Ilir Meta, dhe segmente të tjera të politikës, janë në pazare të shumëllojshme me qarqet greke. Madje, Ilir Meta nuk i hap rrugë marrëveshjes mes dy vendeve, që do të sjellë heqjen e ligjit të luftës nga ana e Greqisë. Ky zhvillim do t’i hapte rrugë procedurave për rimarrjen e pronave dhe rikthimin e shqiptarëve në Çamëri./Pamfleti

error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.
WhatsApp Denonco tek Pamfleti