Aktualitet 8 Mars 2019, 09:22

CIA zbulon si i blinte votat Enver Hoxha, propagandë mes forcave të armatosura

Shkruar nga Pamfleti
CIA zbulon si i blinte votat  Enver Hoxha, propagandë mes forcave të

CIA zbulon si i blinte votat Enver Hoxha, propagandë mes forcave të armatosura

CIA ka zbardhur te tjera dokumente sa i takon jetës gjatë periudhës komuniste. Këtë herë amerikanët kanë deklasifikuar disa dokumente ku jepen detaje mbi zgjedhjet që zhvilloheshin nën udhëheqjen e Enver Hoxhës. Aty tregohet e si manipulohej rezultati zgjedhor në zonën e Gjirokastrës. Po ashtu jepen detaje mbi propagandën dhe mënyrat që përdoreshin për të argëtuar pjesëtarët e Forcave të Armatosura.

Tetor 1953

Procedura e votës në qytetin e Gjirokastrës

Të gjithë njerëzit mbi moshën 18 vjeç, duke përfshirë dhe ata që nuk kanë anëtarësi partie, kanë të drejtë të votojnë dhe detyrohen të votojnë nga autoritetet. Gjatë zgjedhjeve të fundit në 1952, dy kuti votimi i ngritën në shkollën fillore të fshatit Glinë. Ato ishin lyer njëra me bojë të errët dhe tjetra ishte zbukuruar me foto të Enver Hoxhës, Stalinit dhe të kandidatit vendor të partisë komuniste. Kutia tjetër nuk ishte zbukuruar. Para vitit individi merr çertifikatën nga këshilli i fshatit dhe ia jep komisionit në qendrën e votimit. Komisioni e kontrollon nëse është i regjistruar më herët dhe nëse gjithçka është në rregull, komisioni i jep një top të zi pak më të madh se një kokërr ulliri, të cilin votuesi duhet ta mbajë në dorë dhe të afrohet te kutitë e votimit, për ta lëshuar me pas në kutinë e kandidatit që ai preferon. Për të mos treguar votën e tij individi duhet të ngrejë dorën mbi të dyja kutitë e votimit, dhe pasi ka lëshuar topin (votën) duhet të kalojë me dorë të hapur para komisionit në mënyrë që ata të shikojnë se vota është hedhur. Në votën e nëntorit 1952 asnjë nuk votoi kundër partisë komuniste, ndryshe nga zgjedhjet e vitit 1948 kur rreth 50 vota ishin hedhur në kutinë e zezë të votimit. Si rezultat i votës negative atëherë në Gjirokastër erdhën autoritete të larta të partisë duke mbajtur fjalime për popullin për t’i bindur të mos votojnë për fashistët. Në fjalimet e tyre ata kujtuan dëmet që i kishin bërë fashistët fshatrave të zonës gjatë luftës, si dhe shumë krime të tjera të kryera nga Balli Kombëtar në 1944. Ata deklaronin se do të hetonin të gjitha votat dhe do të merrnin masa të ashpra kundër atyre që votuan për fashistët. Në zgjedhjet e 1950, pas atyre të 1948, përsëri disa njerëz kishin votuar kundër partisë dhe për të ndaluar këtë sa herë që autoritetet dyshonin se dikush kishte votuar kundër kandidatit të partisë i thoshin të priste jashtë se kishte pasur një problem me kutitë e votimit. Pas rreth pesë minutash zyrtarët ktheheshin dhe i kërkonin personit të votonte përsëri. Votuesit tashmë dyshonin se do të zbuloheshin nëse votonin kundër dhe si rezultat i kësaj në zgjedhjet e vitit 1950 kishte vetëm 10 vota kundër partisë.

Prill 195

Zbavitja e propaganda në forcat e armatosura

Informacioni i mëposhtëm mbi dëfrimin kulturor dhe propagandën në ushtrinë e Shqipërisë daton prej gushtit 1952. Organizimi i aktiviteteve kulturore në forcat e armatosura ndjek të njëjtin motiv me organizimin e aktiviteteve të tjera komuniste. Autoriteti kryesor për këtë është seksioni politik i ushtrisë në komitetin qendror të partisë. Ai kalon udhëzimet përmes seksioni të agjitacion-propagandës në ministrinë e mbrojtjes. Organe e larta të partisë kontrollojnë më tej degë më të vogla si Zyra Qendrore e oficerëve në Tiranë apo seksionet e agjitacion-propagandës në çdo divizion të ushtrisë. Më tej ka nënseksione të agjitacion-propagandës në seksionet politike të regjimenteve. Dega politike e divizionit drejtohet nga një oficer me gradë kapiten i parë ose i dytë. Ajo mbikëqyr aktivitetet kulturore të divizionit dhe ka të njëjtat nëndegë si ato të klubit të oficerëve në Tiranë. Grupi i Korit të Divizionit përbëhet nga 50 zërat më të mirë nga njësitë e divizionit, dhe drejtuesi i tij punon me drejtorin civil të Korit në teatrin Popullor të rajonit ku divizioni është vendosur. Në se ai rajon nuk ka grup Teatri popullor drejtuesit punojnë me një drejtues nga klubi i oficerëve. Grupi i baletit dhe valleve të divizionit përbëhet nga 20 kërcimtarët më të mirë të divizionit të cilët punojnë me degën rajonale të Teatrit Popullor ose me një drejtor nga shtëpia e oficerëve. Ushtria ka gjithashtu grupin teatral i cili punon me elementët më të mirë të dy grupeve të para. Pas vitit 1949 fondet për grupin e teatrit u reduktuan deh shkuan për armatime kështu që grupet mbetën të kufizuar në disa skeçe humoristike dhe komedi të shkurtra. Banda qendrore e Divizionit përbëhet nga 30 persona dhe luan me grupet e korit ose të kërcimit te Shtëpia e Oficerëve. Regjimentet nuk kanë të gjitha orkestra por kanë bandën e tyre. Shpeshherë regjimentet dërgohen pë të parë filma propagandistikë në kinematë vendore. Në disa raste regjimentet në zona të izoluara kanë parë filma në kinematë ambulante. Shtëpia Qendrore e Oficerëve në Tiranë është vendosur në një ndërtesë tre katëshe të ndërtuar gjatë pushtimit italian. Kori i ushtrisë përbëhet nga 70 ushtarë dhe oficerë dhe në vitin 1952 drejtohej nga kapiteni i parë Gaqo Avrazi. Në kinemanë e shtëpisë së oficerëve shfaqen vetëm filma që vijnë nga seksioni politik i ministrisë së mbrojtjes, i cili menaxhon gjithashtu kinemanë ushtarake të Brigadave. Çdo vit nga nëntori deri në maj grupet e korit, teatrit dhe valleve të ushtrisë japin shfaqje për personalin ushtarak. Grupet udhëtojnë në qytete të ndryshme të Shqipërisë nga maji deri në shtator. Në qershor 1952 një grup sovjetik shfaqjes bëri një turne në garnizonet shqiptare, me një repertor muzike dhe kërcimesh folklorike. Të vetmet privilegje të anëtarëve të grupeve artistike të ushtrisë janë më shumë leje dhe fletë-lavdërimi. Ata nuk marrin pagesë shtesë, por kanë prioritet për lirim në fund të shërbimit ushtarak. Ndërsa anëtarët e korit marrin rrogë mujore 5000 deri në 6000 lekë dhe racione më të mira ushqimi. Repertori i koreve të ushtrisë është 80 për qind shqiptar dhe 20 për qind rus dhe nga vendet satelite. Me urdhër të drejtorisë së minsitrisë së mbrojtjes 10 për qind e këngëve sovjetike duhet të këndohen edhe në rumanisht. Mes këngëve më të preferuara t korit të ushtrisë janë “Kënga e Stalinit” “Marshi i Ushtrisë së Kuqe” “Moskës fitimtare” “Katjushka” “traktoristja” Taksistat”. Rreth 80 për qind e valleve folklorike janë sovjetike, si për shembull kazake, Azerbajxhani apo Turkmenistani dhe një pjesë e vogël janë shqiptare. Në repertorin teatral përfshihen vepra anti-kapitaliste që janë performuar dhe në teatrot civile si “Piratët në Kore” apo “Shatërvani i Baçisarait” e cila drejtohet kundër regjimeve kapitaliste në Azi.

Filmat dhe botimet

Filmat e shfaqur për personalin e ushtrisë në vitin 1952 përfshijnë “Manovrat e ushtrisë së Kuqe” “Aktiviteti fizkultural në Ushtrinë e Kuqe” “Akademitë, shkollat dhe kuadrot e Ushtrisë së Kuqe” dhe “Ushtria e Kuqe, mbrojtëse e paqes në botë”. Shtypshkronja ushtarake boton organet e mëposhtme: revista e përmuajshme “Revista ushtarake” e cila shpërndahet për oficerët dhe instruktorët dhe jo për ushtarët e zakonshëm pasi në të mund të përbëhet informacione të rezervuara; gazetën çdo dyjavore “Luftëtari”, broshurën për agjentët e agjitacionit të partisë “Shënime për Agjitator”, dhe pamfletin e përmuajshëm “Punëtori i partisë”. Drejtoria politike e ministrisë së Mbrojtjes menaxhon dhe “Dhomën e Kulturës” së ushtrisë në çdo qendër rajoni, e cila zakonisht është vetëm një dhomë me foto të Leninit, Stalinit dhe Enver Hoxhës, me mbishkrimin “Proletarë të të gjitha vendeve bashkohuni”, si dhe me stenda fotosh të Kampit Socialist për Bashkimin Sovjetik ku përshkruhen uzinat industriale, kolkozet dhe aktivitetet kulturore të forcave sovjetike. Slogane të tjera kërkojnë “Mbrojtje të paqes në botë kundër luftënxitësve anglo-amerikanë. Materiale të tilla janë të detyrueshme për të gjitha Dhomat e Kulturës së ushtrisë. Në 1952 në to përfshiheshin dhe materiale për Luftën ne Kore, si dhe foto ku tregohet populli korean që arratiset në male apo ekzekutimet të njerëzve nga amerikanët, bombardimet konvencionale dhe me agjentë biologjikë. Dhoma e kulturës shfaq gjithashtu foto të anëtarëve të byrosë politike shqiptare si dhe tabelën e nderit me emrat dhe fotot e ushtarëve të dalluar, të zgjedhur nga organizata bazë e partisë. Disa nga sloganet e përdorura janë: Më shumë djersë për paqe e më pak gjak në luftë (Suvorov); Lirinë nuk e solla unë, por e gjeta në zemrat e shqiptarëve (Skënderbeu); Teoria marksiste nuk është dogmë fetare por udhëheqje për veprim (Lenin)..Sot

Dossier CIA zbulon si i blinte votat Enver Hoxhës propagandë mes forcave të armatosura