Showbiz30 Mars 2018, 16:32

Cila është ora ideale për të blerë këpucë?

Shkruar nga Pamfleti
Cila është ora ideale për të blerë këpucë?

Cila është ora ideale për të blerë këpucë?

Mos mendoni se blerja e këpucëve është aq e lehtë sa duket! Në fakt ky është aksesori më i vështirë për të gjetur të duhurën. Kështu ju sjellim disa sugjerime se cilat këpucë duhet të blini në varësi të këmbës që keni.

Këpucët e njohura si “Mary Jane”, të cilat mbërthehen me një rrip në kurrizin e këmbës, nuk janë të përshtatshme për kaviljet e mbushura dhe e bëjnë këmbën të duket më e shkurtër. Këmba duket e gjatë, kur këpucët me taka kombinohen me një tonalitet me getat dhe çorapet.

Nëse këpucët janë me ngjyra të ndezura, zgjidhni getat ngjyrë neutrale. Modelet me majë të theksuar nuk këshillohen për numrat e këmbës 39 e sipër, për shkak se krijojnë një efekt të shëmtuar. Edhe struktura e takave duhet zgjedhur në bazë të formës së trupit.

Nëse je e shëndetshme, takat e holla, si spicë nuk i japin pamje të bukur trupit. Nëse je e shkurtër, nuk duhet të zgjedhësh taka ekstremisht të larta, pasi ato theksojnë defektin.

Këpucët shkoni t’i blini pasdite, kur këmbët janë të fryra në mënyrë që të zgjidhni numrin e duhur dhe të krijoni një ide të saktë.

Lifestyle Cila është ora ideale për të blerë këpucë?