Showbiz 7 Shtator 2019, 19:39

Cilësohet si e ardhmja, por energjia e erës mund të ndikojë në rritjen e ngrohjes globale

Shkruar nga Pamfleti
Cilësohet si e ardhmja, por energjia e erës mund të ndikojë

Cilësohet si e ardhmja, por energjia e erës mund të ndikojë në rritjen e ngrohjes globale

Turbinat gjigande të erës, që prodhojnë energji pa konsumuar lëndë të djeshme, rrisin disi temperaturën e planetit tonë. Nëse Shtetet e Bashkuara, do të prodhonin turbina të mjaftueshme për të përmbushur të gjithë kërkesën e vet për energji elektrike, ato të rrisnin menjëherë temperaturat e ajrit në rajon, me të paktën 0.24 gradë Celsius, raportojnë shkencëtarët.

Në një periudhë afatshkurtër, kjo nuk është një shifër e papërfillshme:Emetimet aktuale globale të gazeve serrë, parashikohen të ngrohin Shtetet e Bashkuara me 0.24 gradë Celsius deri në vitin 2030. Fizikantët e Universitetit të Harvardit, Li Miler dhe Dejvid Keit, ndërtuan modelin e një bote paralele në vitet 2012-2014:Në të, një rajon plot me turbina me erë në të gjithë Shtetet e Bashkuara, gjenerojnë 0.46 teravat energji elektrike po aq sa konsumon aktualisht vendi.

Turbinat me erë ndryshojnë klimën, duke rritur përzierjen atmosferike brenda shtresës kufitare, shtresën e atmosferës paksa sipër sipërfaqes së Tokës.

Lëvizja e turbinave rrit temperaturat, sidomos gjatë natës, duke tërhequr ajrin më të ngrohtë nga pjesa e sipërme e nivelit kufitar, poshtë drejt ajrit më të freskët pak mbi sipërfaqen e tokës. Dhe turbinat mund të rishpërndajnë lagështinë dhe ngrohjen: Një studim i kohëve të fundit, i publikuar në revistën “Science”, ka raportuar se turbinat me erë mund të shtojnë reshjet dhe kësisoj edhe bimësinë në shkretëtirën e Saharasë.

Ndikimi i ngrohjes së turbinave në atmosferë është i menjëhershëm, por ka edhe një efekt afatgjatë: mund të duhet 1 shekull për reduktimin e emetimeve të gazrave me efektin serrë, për të luftuar këtë sasi nxehtësie shtesë, zbulon studimi. /Pamfleti

Kuriozitete Cilësohet si e ardhmja por energjia e erës mund të ndikojë në rritjen e ngrohjes globale