Aktualitet 5 Korrik 2019, 20:06

Çingijet politike/ Tit Patozi në mbrojtje të Edi Ramës, është bërë si Tit Vasili në mbrojtje të Ilir Metës

Shkruar nga Pamfleti

Çingijet politike/ Tit Patozi në mbrojtje të Edi Ramës, është bërë si Tit Vasili në mbrojtje të Ilir Metës

Akuzoi ish-shefin e vjetër për pazarin e 17 majit, u përdor si “fasadë opozitare” nga shefi i ri

Në fillim, demokratët e konsideruan qëndrimin e Astrit Patozit, si lëvizje për reformimin dhe fuqizimin e PD, të kapur nga familjet Berisha-Basha, por qysh prej momentit, kur Edi Rama i dorëzoi Astrit Patozit, “thesin” e Bashkim Ulajt dhe i krijoji partinë “Bindja Demokratike”, me firmosje militantësh të bindur të PS, u pa qartë, se ish nr. 2 i PD, ishte rekrutuar nga grupi “Rilindja”.

Tashmë dihet, që kryeministri Rama e regjistori në KQZ  jashtë ligjit; Edi Rama i dha 60 milionë lekë fonde zgjedhore, si parti me 1 deputet opozite; Edi Rama i dha drejtues zonal të PS, si kandidatë për kryetarë e këshilltarë bashkie dhe e përdori në garë fiktive, si “parti kundërshtare” për votimet e 30 qershorit.

Gjatë gjithë muajit qershor e më dendur ditën e votimeve, Astrit Patozi, duke folur me gjuhën e Edi Ramës, Taulant Ballës e Alfred Pezës, u bëri thirrje shqiptarëve edhe me reklamë në 3 televizione pushteti e në ERTV, të mos dëgjonin PD-LSI, por të merrnin pjesë masivisht në votime.

Vetëm 1 orë pas mbylljes së kutive të votimit, me të njëjtin tekst si Edi Rama, administratori i filialit të PS, “Bindja Domokratike”, Astrit Patozi, deklaroi se votimet ishin “zgjedhje të rregullta, me standarde, me përfaqësim shumëpartiak dhe pikënisje e re për integrimin e Shqipërisë.

Para disa ditësh, Astrit Patozi  u përfshi në konfliktin Kryeministër-President, duke e sulmuar me qëndrimet dhe akuzat e Edi Ramës, siç po sulmon po me stilin dhe egërsinë “Rama”, edhe Lulzim Bashën e krejt lidershipin e opozitës, apo cilindo që i sulmon shef Ramën.

Në këtë fillim korriku, pas çdo qëndrimi të Berishës e Bashës, ose pas çdo reagimi të Ramës, “krye i binduri” Astrit Patozi, del në media e rrjetet sociale, duke u vënë hapur në mbrojtje të sundimit dhe aventurave të Edi Ramës, sikur të jetë vartës inferior, apo zëdhenës personal i tij.

Në çdo rast, mbron aktet e kryeministrit, aq sa mund të thuhet, se me përkushtimin e treguar (të paguar) në shërbim të Edi Ramës dhe “Rilindjes”, Tit Patozi është bërë, më keq se Tit Vasili në mbrojtje të Ilir Metës e Monika Kryemadhit./Pamfleti


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Kryesore Çingijet politike është bërë si Tit Vasili në mbrojtje të Ilir Metës Tit Patozi në mbrojtje të Edi Ramës