Aktualitet23 Mars 2018, 07:07

Çizmja e Monës dhe Reforma në Drejtësi, arsyet e largimit të këshilltarëve të LSI drejt PS

Shkruar nga Pamfleti

Shtimi i përkrahësve pjesë e strategjisë së PS për të fituar zgjedhjet lokale. Vijojnë largimet nga LSI, edhe katër këshilltarë të Shkodrës kalojnë me PS.

Që nga fundi i vitit 2017, në mënyrë të organizuar dhe masive, grupe këshilltarësh të Lëvizjes Socialiste për Integrim, në bashki të ndryshme të vendit, po i bashkohen në bllok Partisë Socialiste. Lëvizjet e para përkojnë me afrimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim me Partinë Demokratike, por kalimi i këshilltarëve nga LSI tek PS është intensifikuar ditët e fundit, pa ndonjë shkak të dukshëm, duke trazuar arenën politike. Pothuajse çdo ditë, një grup i ri këshilltarësh të LSI, lexon një letër publikisht dhe deklaron kalimin tek PS.

Motivet e shpallura nga këshilltarët për të justifikuar largimin vijojnë që nga lidhjet e PD me rusët, çizmja e kryetares së LSI, Monika Kryemadhi, pozicionin e LSI kundër Reformës në Drejtësi etj. Përfaqësues të Partisë Socialiste konfirmojnë argumentet e shprehura nga vetë këshilltarët si arsye reale për largimin e tyre nga Lëvizja Socialiste për Integrim dhe bashkimin e PS. Ndërkaq, përfaqësues të LSI pretendojnë se largimet janë një skenar i përgatitur nga Partia, Socialiste për zhvendosjen e vëmendjes nga keqqeverisja, pasi sipas LSI largimet kanë ndodhur më parë dhe se nuk qëndron argumenti i lobimit rus.

Strategjia
Përtej pretendimeve të palëve, largimi i këshilltarëve nga kampi i opozitës drejt mazhorancës reflekton strategjinë e forcave politike për zgjedhjet e ardhshme lokale. Në mbledhjen e fundit të Asamblesë Kombëtare, Partia Socialiste miratoi një strategji me hapat që duhet të ndiqeshin, në kuadër të përgatitjeve për të fituar zgjedhjet lokale. Një nga pikat e strategjisë parashikonte edhe shtimin e kontakteve me çdo grup social apo politik, me ndikim në komunitet, me qëllim për të shtuar radhët e përkrahësve të Partisë Socialiste.

Kjo strategji, së bashku me tetë pika të tjera, ka nisur që të zbatohet që në fillim të këtij viti. Plani parashikon gjithashtu vazhdimin e aksionit politiko-administrativ për shtrimin e anëtarësisë së partisë me anëtarë të rinj nga kategori të ndryshme, për të siguruar shtrirjen kapilare të anëtarësisë së partisë në organizatat socialiste në të gjithë territorin. Nga ana e saj, Partia Socialiste ka nisur përgatitjet për zgjedhjet lokale që në fund të vitit 2017. Këshilltarët kanë një rol të rëndësishëm në komunitetet ku bëjnë pjesë. Nga ana tjetër, LSI ka shprehur vullnetin për të bërë koalicion me PD, me qëllim maksimalizimin e rezultatit në zgjedhje, por Partia Demokratike mbetet e dyzuar.

Vijojnë dezertimet
Nuk ndalen dezertimet nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Pas Fierit, Vlorës, Elbasanit Gjirokastrës, Belshit, Skraparit etj., dje ka qenë radha e Shkodrës. Katër këshilltarët e zgjedhur nga radhët e LSI në zgjedhje lokale, Sokol Jubica, Elton Radovani, Mirjan Bletaj dhe Roza Dedvukaj, përmes një deklarate për mediat njoftuan se i bashkohen PS. Ata shprehen se për fat të keq LSI dhe PD lanë pas krahëve ëndrrën e shkodranëve dhe të gjithë shqiptarëve duke u investuar në një kthim të fuqishëm kursi nga e shkuara dhe jo nga e ardhmja.

“Koalicioni anti perëndimor LSI-PD është kthyer tashme në një koalicion anti shqiptar që me para të errëta kërkojnë të vënë në jetë një skenar ogurzi për Shqipërinë. Deklarojmë largimin nga politika anti shqiptare e Lulëzim Bashës dhe të koalicionit LSI-PD të bekuar nga qarqet pro-ruse që kërkojnë të marrin peng të ardhmen evropiane të Shqipërisë”, thonë ndër të tjera ata.

Në fund ata e mbyllën deklaratën duke u bërë thirrje të gjithë këshilltarëve në bashkitë e vendit që të largohen nga LSI.

Lobimi rus
Dy ditë më parë, tre këshilltarë shpallën largimin nga LSI, duke renditur si arsye edhe aleancën e PD dhe LSI me Rusinë.

“Aleanca e PD dhe LSI me Rusinë, na ka bindur përfundimisht se qëndrimi i mëtejshëm në radhët e këtyre dy partive jo vetëm që është i pamoralshëm, por është edhe i dëmshëm për interesat e të gjithë kurbinasve. Çdo njeri, me sadopak ndërgjegje të mbetur brenda vetes, nuk mund të pranojë të shndërrohet në një vegël në përpjekjen e opozitës për të ardhur në pushtet, duke shitur interesat kombëtare të vendit. Ne, si këshilltarë të njësisë administrative Kurbin nuk kemi asgjë të përbashkët me këtë luftë të verbër dhe të turpshme që po bëhet në emër të pushtetit”, thanë ata./Shqiptarja.com

codramol
smile

Aktualitet këshilltarët e larguar LSI PS