Kosova 3 Nëntor 2022, 13:36

·

Shkruar nga Pamfleti
·

Ish–komandanti i forcave të NATO-s për Evropë, Wesley Clark, ish-shefi i UNMIK-ut, Bernard Kouchner dhe ish-shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, William Walker, bëjnë pjesë në mesin e dëshmitarëve të ftuar nga mbrojtja e Hashim Thaçit, i cili po akuzohet për krime lufte nga Gjykata Speciale në Hagë.

Dhomat e Specializuara kanë publikuar një dokument ku tregohet se avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka kërkuar mundësi unike hetuese, ndërsa përmenden edhe emrat e dëshmitarëve.

Përveç Clarkut, Kouchnerit dhe Walkerit, në listën e dëshmitarëve të ftuar nga mbrojtja janë edhe Steve Bennett, ish drejtor i Misionit të OSBE-së, për Edukim dhe Zhvillim Policor, Jock Covey – zëvendësdrejtor i UNMIK-ut nga viti 1999 deri në vitin 2001 dhe ish-këshilltari politik i Clarkut, Michael Durkee.

“Në mënyrë ideale mbrojtja do të kërkojë të ftojë këta tetë dëshmitarë në rast dhe ata do të dëgjohen në mënyrë të njëjtë si të gjithë dëshmitarët tjerë të mbrojtjes. Mirëpo, për shkak të moshës së shtyrë të këtyre dëshmitarëve, z. Thaçi nuk mund të rrezikojë të presë deri në fillim të paraqitjes së dëshmitarëve nga mbrojtja, pasi dëshmitë e tyre mund të mos jenë më në dispozicion. Për këtë dorëzon këtë kërkesë unike hetuese, për të lejuar që dëshmitë të merren, ekzaminohen dhe testohen në mënyrë të njëjtë si gjithë dëshmitarët tjerë”, thuhet në kërkesë.

https://repository.scp-ks.org/details.php?doc_id=091ec6e980d7909d&doc_type=stl_filing&lang=sqi

Prishtine Bernard Kouchner Gjykata Speciale në Hagë Hashim Thaçi Wesley Clark William Walker

Kosova