Edi Rama ndryshon Kodin Penal përmes Etilda Gjonajt, dënon me burg kritikën ndaj qeverisë, atentat ndaj medias, lirive themelore dhe demokracisë, pritet reagim i fortë nga SHBA-BE
Kodi i Penal që ka bërë gati Edi Rama, nëpërmjet Etilda Gjonajt, do ta kishin zili edhe diktatorët e fundit që kanë mbetur mbi tokë. Kodi është një atenat ndaj demokracisë, lirive themelore, lirisë së mendimit, medias dhe kritikës.
Në Kodin e ri është vendosur dënimi deri në 1 vit burg të kujdo që tallet, shan, ironizon apo denoncon përmes memeve ministrat, drejtorët dhe zyrtarët e tjerë të korruptuar. Sipas Ramës dhe Gjonajt, memet apo montazhet lejohen vetëm me lejen e politikanit apo zyrtarit.
Konkretisht është vendosur që “publikimi në cdo formë, mënyrë apo mjet i një montazhi të realizuar me fjalët ose imazhin e një personi pa pëlqimin e tij, nëse kryhet për qëllime përfitimi material ose jo material, apo kur ka qëllim të dëmtojë reputacionin e një personi, kur materiali nuk shfaqet dukshëm që është një montazh ose nëse nuk përmendet shprehimisht se eshtë i tillë, përbën kundravajtje penale dhe dënohet me burgim deri në 1 vit. Ndjekja penale fillon me ankim të viktimës ose përfaqësuesit ligjor të saj dhe pushon me tërheqjen prej saj”.
Ky atentat ndaj medias dhe demokracisë në Shqipëri pritet të alarmojë Brukselin, SHBA dhe organizmat e tjerë ndërkombëtarë që mbrojnë lirinë e shprehjes dhe kritikën. Por, marrëzia e Ramës nuk mbaron me kaq. Ka vendosur dënimin me burg edhe për investigimin gazetareskt, duke dënuar përgjimin e bisedave. Është propozuar që “Përgjimi i bisedes apo komunikimin e një personi, i bërë nga kushdo pa autorizimin përkatës sipas ligjit, ose që i mundëson një personi tjetër të jetë në dijeni për bisedën apo përmbajtjen e komunikimit të përgjuar pa autorizim, përbën kundërvajtje penale dhe, dënohet me gjobë ose burgim nga 1 deri në 2 vjet. Prodhimi, importimi, posedimi, ekspozimi, ofrimi, marrja me qira ose shitja e pajisjeve teknike të afta për të bërë të mundur që të kryhen operacione të cilat mund të përbëjnë shkeljen e parashikuar nga neni 229 ose, që janë të krijuara për zbulimin në distancë të bisedave, të cilat mund të përbëjnë shkeljen e parashikuar nga neni 234 ose, që kanë për qëllim kapjen e të dhënave kompjuterike, në mungesë të autorizimit përkatës sipas ligjit, dënohet me burgim nga 2 deri në 5 vjet. Kur vepra penale kryhet nga personi që ushtron një funksion publik apo bazuar në autorizimin e tij dënohet me burgim nga 3 deri në 6 vjet”.
Kodi i ri Penal është konceptuar si një mburojë për korrupsionin dhe kupolën politike, duke ndaluar kritikën dhe format e denoncimit të abuzimit të qeverisë. Nga ana tjetër, Edi Rama dhe Etilda Gjonaj kanë zbutur dënimet për veprat penale që kryejnë ata vetë dhe pushtetarët. Duke parë një reagim të ashpër të publikut dhe duke pasur frikë se ky reagim i kthehet në vota kundra, Rama e ka mohuar kodin e ri penal që ka bërë Etilda Gjonaj. Rama u shpreh sot se “Shih shih qenkan revoltuar ca analistë se do u dënokan memet me Kod Penal, duke u nisur nga s’di ç’material jozyrtar! Po si mund të ndalohen memet me ligj na e thonë dot këta orakuj të kombit? Asnjë shans s’ka, ku ta gjenim që dhe këta të merreshin me meme që të vlenin për diçka”./Pamfleti