Skuadra e PSG-së ka rikthyer sërish vëmendjen e saj te mesfushori kampion bote N’Golo Kante, që luan në Premier League me Chelsea (luan me “blues” prej vitit 2016).
Sipas “Mirror”, ky ndryshim i planeve për skuadrën kampione të Francës erdhi pas tërheqjes nga gara për të nënshkruar me Idrissa Gueye, që luan me Everton.
Kante ka një kontratë deri në vitin 2023 me “blues” dhe Chelsea nuk ka ndërmend të shesë lojtarin, që këtë sezon ka vuajtur shumë (141 ndeshje dhe 8 gola në karrierë me londinezët). Gjithsesi, PSG është gati t’i ofrojë një kontratë të bujshme mesfushorit 28-vjeçar si dhe Chelsea një shumë të kënaqshme për ta lënë të lirë.
Sipas “Mirror”, një shumë prej 100 milionë eurosh do të mbyllte këtë transferim, shifër e cila do të kënaqte Chelsea.