Anti-Mafia19 Tetor 2019, 15:40

Çmendet Rama, rikthen tezën e bashkimit me Kosovën për të mos dhënë dorëheqjen dhe për të kërcënuar Brukselin

Shkruar nga Pamfleti
Çmendet Rama, rikthen tezën e bashkimit me Kosovën për

Çmendet Rama, rikthen tezën e bashkimit me Kosovën për të mos dhënë dorëheqjen dhe për të kërcënuar Brukselin

Kreu i qeverisë më të korruptuar në Evropë kërkon strehim tek nacionalizmi pas refuzimit të negociarave nga BE, shpreson të trembë Brukselin me idenë e bashkimit kombëtar, skenar për të mos dhënë dorëheqjen, Basha po e mbron

 Edi Rama, kreu i qeverisë më të korruptuar në Evropë sipas raporteve ndërkombëtare, ka nisur manovrat për të mos dhënë dorëheqjen pas dështimit të radhës për hapjen e negociatave, për shkak të largimit të 300 mijë shqiptarëve, kriminalizimit të shtetit dhe korrupsionit të frikshëm. Si përgjegjësi kryesor për bllokimin e Shqipërisë në rrugën e integrimit, Edi Rama, në vend që të jepte dorëheqjen bashkë me bandën e tij të turkoshakëve, doli në një konferencë, duke hedhur idenë e bashkimit me Kosovën, me shpresën se do të trembë Brukselin dhe do të mbajë nën sundim shqiptarët, që të mos ngrihen për ta shporrur. Rama doli në një konferencë bashkë me çunakun qesharak të Baton Haxhiut, teksa tha se do të propozonte një ministër për Kosovën.

Rama u shpreh: ‘Kam edhe disa propozime të reja dhe është momenti për të vendosur një ministër shteti për të dy anët, për të pasur një pikë referimi institucionale në çdo pikë për ndjekjen e marrëveshjeve dhe cfarë mendoj se cfarë duhet bërë më tutje. Do të dëgjoj edhe idetë e freskëta të Albinit, tani që shpresoj dhe besoj, se nuk do të ketë ndonjë çudi’. Prej 6 vitesh Rama vetëm bën propagandë me Kosovën. Firmos lloji-lloji marrëveshje në letra, ndërsa në realitet vijon ende grindja për patatet dhe miellin.

Më tej, gjatë konferencës për shtyp, Rama vazhdoi me sagën e mashtrimeve dhe justifikimeve të tjera për të mbuluar dështimin. Sipas tij, qeveria i ka plotësuar të gjitha kushtet, por presidenti francez Macron po nxirrte bishta. Në fakt gjatë 6 viteve në pushtet, qeveria e Edi Ramës jo vetëm që nuk ka plotësuar asnjë kusht, por përkundrazi i ka shtuar kushtet nga pesë që ishin në nëntë. Në këto momente Rama po ndohmohet edhe nga aleati i tij në punë të pista Lulzim Basha. Ky i fundit po frenon dhe mban nën kontroll një pjesë të shqiptarëve që të mos ngrihen në revoltë për të rrëzuar Ramën./Pamfleti

Anti-Mafia Çmendet Rama për të kërcënuar Brukselin për të mos dhënë dorëheqjen rikthen tezën e bashkimit me Kosovën