Sport 3 Dhjetor 2018, 17:39

“Çmendet” totalisht Maradona, kap në grushte gazetarin, shikonin momentin që po bën bujë të madhe (Video)

Shkruar nga Pamfleti
“Çmendet” totalisht Maradona, kap në grushte gazetarin,

"Çmendet" totalisht Maradona, kap në grushtae gazetarin, shikonin momentin që po bën bujë të madhe (Video)

Ish-ylli i futbollit argjentinas, Diego Armando Maradona, ka dalë sërish nga vetja, duke iu bërë një veprim që po bën bujë në rrjetet sociale.

Ish-ylli i futbollit argjentinas ka goditur me grusht gazetarët, pasi ekipi i tij Dorados nuk arriti të promovohej në elitën e futbollit meksikan. Dorados e kishte fituar takimin e parë ndaj San Luis me rezultatin 1-0, por humbja 4-2 në finalen e dytë bëri që San Luis të priste biletën për në Kategorinë më të lartë të futbollit në Meksikë. 

Një gjë që nuk është kapërdirë lehtë nga Maradona. Teksa ishte në koridoret e dhomave të zhveshjeve, “El Pibe d’Oro” shpërtheu ndaj gazetarëve, që i drejtuan atij disa pyetje thumbuese. Video e publikuar në rrjetet sociale tregon qartë ç’rregullimet e 58 vjeçarit, që nuk kurseu as grushtet kundër gazetarëve. 

Sport gazetari Maradona