Aktualitet 8 Nëntor 2018, 22:09

‘Çmendet’ Vangjel Dule, vizitë tinëzare natën në komisariat, takon ekstremistin e rrezikshëm grek

Shkruar nga Pamfleti
‘Çmendet’ Vangjel Dule, vizitë tinëzare natën

'Çmendet' Vangjel Dule, vizitë tinëzare natën në komisariat, takon ekstremistin e rrezikshëm grek

Kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, ka dalë publikisht kundër shqiptarëve, teksa ka qenë sot pasdite vonë në komisariatin e policisë së Gjirokastrës për t’u interesuar për shtetasit grekë të ndaluar nga policia, mes të cilëve edhe një ndër terroristët më të rrezikshëm, që ka dëmtuar shumë herë Shqipërinë, Babis Karathons.

Edhe pse deri tani është mundur të mësohet nga burime zyrtare se janë ndaluar 9 persona, mes tyre dhe ekstremisti i njohur Babis-Harallambos Karathano, Dule foli për 12 të shoqëruar.

Kreu i PBDNJ-së u kujdes më shumë të përcillte mesazhet e duhura drejt shtetit fqinj, duke folur kryesisht greqisht, ndërsa për gazetarët shqiptarë u mjaftua me këtë prononcim: “Nga autoritetet policore u informuam se bëhet fjalë për 12 shoqërime që janë në proces verifikimi dhe afati maksimal i kësaj procedure është deri në 10 orë. Shpresojmë që të përshpejtohet i gjithë procesi dhe të gjithë të jenë të lirë në normalitetin e jetës së tyre”.

Reagim i shkurtër në shqip që erdhi pas insistimit te gazetareve: “Zoti Dule, ju lutem në gjuhën shqipe. Zoti Dule shqip!”, u shprehën ata. Dule është detyruar të ndryshojë gjuhë duke folur në shqip.

Policia shqiptare vuri në pranga 9 ekstremistë, ndërsa gazetarja Anila Hoxha, në një lidhje për emisionin “Open”, deklaroi se deputeti i PBDNJ, Vangjel Dule, ka takuar ditën e sotme ekstremistët grekë të arrestuar.

Gjithashtu Hoxha tregoi se Dule ka kërkuar të takojë edhe ekstremistin antishqiptar të Agimit të Artë, Babis Karathanos, por nuk e kanë lejuar.

“Dule ka takuar të arrestuarit, ka kërkuar të takojë edhe Karathanos por nuk ka mundur ta takojë pavarësisht kërkesës. Në fakt ende nuk dihet se si Karathanos ka hyrë në territoret shqiptare”, tha Hoxha.

Dyshohet se Karathanos ka hyrë ilegalisht në territorin shqiptar ndërsa në Kakavijë sot u kthyen rreth 40 shtetas grekë që kishin planifikuar pjesëmarrjen në varrimin e ekstremistit grek.

Aktualitet ekstremistet greke vangjel dule varrimi i kacifas