Sport20 Qershor 2019, 11:10

Çmenduri: Bayern rikthehen Franck Riberynë sërish!

Shkruar nga Pamfleti
Çmenduri: Bayern rikthehen Franck Riberynë sërish!

Franck Ribery u largua nga Bayern Munchen dhe luajti ndeshjen e fundit në “shtëpi” kundër Frankfurtit me datë 18 maj, aty shënoi një eurogol. Emocione dhe lot në Alianz Arena, pasi me francezin largohej dhe një tjetër legjendë si Arjen Roben.

Ribery nuk ka vendosur ende se ku do të vijojë karrierën. Së fundi i ka ardhur një ofertë që po e tundon shumë 36-vjeçarin. Bëhet fjalë për një rikthim te Bajerni, por tani në rolin e drejtuesit.

Sipas raportimeve të “L’Equipe Magazine”, klubi bavarez i ka propozuar ish-lojtarit një rol në drejtim dhe Ribery mund të rikthehet shumë shpejt, aty nga ku u largua para pak javësh dhe ku kaloi 12 vite të paharrueshme.

Sport